Connect with us

Futboll

Kylian Mbappe: Liverpool është një makineri

mbappe

Sulmuesi i Paris St-Germain, Kylian Mbappe i ka thurur elozhe Jurgen Klopp dhe ekipit të Liverpool. Talenti francez e ka përshkruar skuadrën e Klopp si një makineri të vërtetë golash duke vlerësuar në maksimum punën e lojtarëve dhe trajnerit.

Pavarësisht simpatisë për “The Reds”, Mbappe ripërsëriti se ndihet i lumtur në Paris. Përveç një lëvizje të mundshme te Real Madrid, sulmuersi është lidhur dhe me një transferim te Liverpool.

Gjithsesi zërat për këtë kalim i ka përgënjeshtruar vet Jurgen Klopp. Gjermani ka thënë se kartoni i Kylian Mbappe është jashtë mundësive financiare të klubit të tij.

Superstari francez ka thënë për skuadrën e Klopp:

“Ajo çfarë Liverpool po bën në këto momente është fantastike. Janë si një makineri që kanë gjetur ritmin dhe vetëm fitojnë ndeshje njëra pas tjetrës. Kur e shikon mendon se është e lehtë, por nuk është. Ata kanë humbur zero ndeshje. Lojtarët luajnë gati çdo tre ditë dhe janë gjithmonë të fokusuar.”

Mbappe gjithashtu ka folur mbi të ardhmen e tij dhe fjalët që e lidhin me një transferim në “Santiago Bernabeu.”:

“Të gjithë flasin për një transferim, më parë flisja dhe unë, por tani jam një profesionist. E di se nuk është momenti i duhur. Jemi në janar dhe është kulmi i merkatos. Nëse unë do të thoja diçka të gjithë do të flisnin dhe kjo nuk është mirë për imazhin e PSG.”

Sulmuesi 21 vjeçar gjithashtu ka shtuar:

“Tani jam me PSG dhe jam 100% i përkushtuar këtu. Dua ta ndihmoj klubin të rritet dhe të fitojë trofe. E them këtë sepse kjo skuadër më ka ndihmuar shumë. Erdha këtu kur isha 18 vjeç.

Isha një talent por jo një superstar. Tani jam kthyer në një superstar falë PSG. Duhet të përqëndrohem dhe të punoj fort. Më pas, në fund të sezonit do të shohim se çfarë ndodh.”

Burimi: BBC Sport

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll