Connect with us

Futboll

Gary Neville: Manchester United ka nevojë për 5-6 lojtarë të rinj

neville

Skuadra e Manchester United ndodhet tanimë plot 30 pikë prapa kreut të “Premier League”. Humbja ndaj Liverpool të dielën nuk ishte aspak surprizë, duke marrë parasysh formën e përgjithshme të “Djajëve të Kuq” përgjatë sezonit. 

Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, Marcus Rashford do të mungojë për të paktën 6 javë për shkak të një dëmtimi gjatë supersfidës Liverpool-United. Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0, me djemtë e Jurgen Klopp që shijuan fitoren e rradhës.

Për të gjitha këto dhe situatën e Manchester United ka folur Gary Neville, ish futbollisti i njohur dhe analisti sportiv i Sky Sports:

“Ata (Man.United) duhet të reagojnë shpejt. Kjo do të thotë se duhet të marrin vendimet e duhura. Gjatë viteve të fundit janë bërë shumë investime të gabuara përsa i përket lojtarëve.

Dhe asgjë nuk është më e dhimbshme sesa të shikosh Liverpool në krye të tabelës. Shpresoj që të gjithë ata që ndodhen në bordin drejtues të Manchester United të përjetojnë atë që po përjetojnë fansat në këto momente.”

Gary Neville gjithashtu ka shtuar:

“6 muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë. Nuk arrij ta besoj sesi pas gjithë këtyre investimeve të viteve të fundit, mund të përfundosh me atë skuadër në fushë. Është e pabesueshme.”

I pyetur mbi dëmtimin e Marcus Rashford, Neville ka thënë se është një goditje e madhe për Manchester:

“Rashford është një lojtar fantastik. Ai ka luajtur mjaft mirë gjatë pjesës së parë të sezonit. Është një goditje e rëndë për skuadrën. Sidomos tani që Manchester e presin përballje të vështira në FA Cup dhe Carabao Cup ku do të përballen me Manchester City.

Ekipi ka nevojë urgjente për një sulmues dhe një mesfushor, dhe kjo vetëm për momentin. United ka nevojë për të paktën 5-6  lojtarë të rinj që të konkurrojë në top katërshen e Premier League.”

Sipas Gary Neville problemi më shqetësues për ekipin e Ole Solskjaer është se kemi të bëjmë me një skuadër ku janë shpenzuar qindra  miliona euro. Dhe përsëri duket sikur ka nevoje për qindra miliona të tjera!

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll