Connect with us

Futboll

Ronaldo shënon dopietë, Juventus rrit diferencën me Inter

ronaldo serie a

Cristiano Ronaldo është duke kaluar një formë të shkëlqyer momentalisht. Juventus arriti një tjetër fitore në javën e 20-të të Serie A, kësaj rradhe përballë Parma. Rezultati përfundimtar ishte 2-1 dhe të dy golat për bardhezinjtë u shëuan nga ylli portugez.

Kjo ishte ndeshja e 7-të rradhazi në Serie A që Ronaldo arrin të shënojë. Hera e fundit që një futbollist i “Zonjës së Vjetër” e arrinte këtë gjë ishte  David Trezeguet në vitin 2005.

Kjo ecuri fantastike ka bërë që portugezi të lërë pas startin e ngadaltë të sezonit. Me 2 golat e shënuar ndaj Parma, ai ka shkuar në shifrën e 16 golave të shënuar në Serie A duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve.

 Githashtu me këtë dopietë Cristiano Ronaldo ka vendosur një rekord që nuk e mban asnjë futbollist tjetër. Sulmuesi i Juventus është bërë lojtari i parë në 5 kampionatet e mëdha Europiane që shënon të paktën 15 gola në 14 sezone rradhazi.

Që prej sezonit 2006-2007, portugezi e ka arritur cdo vit këtë shifër në secilin prej klubeve ku ka luajtur, Manchester United, Real Madrid dhe tani tek Juventus.

Padyshim që fakti që ka arritur ta vendosë këtë rekord duke luajtur në 3 kampionate të ndyshme, e bën edhe më impresiv.

Sezonin e shkuar, Ronaldo shënoi 21 gola gjithsej në Serie A. Këtë sezon, me 16 të shënuar që në Janar duket se shifrat e portugezit do të jenë edhe më të mira. Për momentin futbollisti i Lazio, Ciro Immobile, ka një diferencë prej 7 golash me Ronaldo, por nëse sulmuesi i bardhezinjve vazhdon me këtë ritëm pritet që diferenca të ngushtohet shpejt.

Me fitoren ndaj Parma, Juventus shkon në kuotën e 51 pikëve. Diferenca me Inter është tashmë 4 pikë, pas hapit fals të zikaltërve ndaj Lecce.

Duket se forma e mirë e Ronaldo përkon edhe momentin më të mirë të Juventus në Serie A këtë sezon dhe sigurisht kjo nuk është rastësi. Me Ronaldon në maksimumin e tij, Juventus arrin një tjetër nivel.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll