Connect with us

Futboll

Lionel Messi kërkon Sergio Aguero te Barcelona

aguero

Lionel Messi kërkon nga Barcelona transferimin në “Camp Nou” të Sergio Aguero nga Manchester City. Këto janë raportimet më të fundit nga tabloidi prestigjoz mirror.uk.

Sipas tabloidit anglez, Messi kërkon shokun e tij te kombëtarja argjentinase, si një zëvëndësim potencial për Luis Suarez. Uruguajani do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 4 muaj për shkak të një dëmtimi në gju. Një kohë kjo mjaft e gjatë, duke marrë parasysh dhe rëndësinë e sulmuesit për katalanasit.

Sipas mediave angleze, Messi në një takim me trajnerin e ri të Barcelonës, Quique Setien, ka kërkuar transferimin e Agueros në skuadër. Gjithsesi klubi nuk ka bërë ende një tentativë për të hyrë në bisedime me Manchester City.

Transfermarket e vlerëson kartonin e Sergio Aguero në shifrat e 65 milionë eurove. Sulmuesi 31 vjeçar ka treguar një formë fantastike këtë sezon, duke shënuar 20 gola në 22 paraqitje deri më tani, në çdo kompeticion për Manchester City-n.

Nuk ka dyshim se një sulmues si Aguero, me eksperiencën dhe kualitetin e tij do të ishte një vlerë e shtuar për Barcelonën. Për të mos përmendur marrëdhënien e mirë dhe kiminë në fushë me Lionel Messin. Gjithsesi transferimi i tij duket një mision i vështirë për “Blaugranat”.

Skuadra e drejtuar nga Quique Setien ka lojtarë që janë të aftë të përshtaten për të luajtur në pozicionin e Luis Suarez. Mes tyre Antoine Griezmann, i cili ka luajtur dhe më parë si qëndër-sulmues kur aktivizohej për Atletico Madrid. Të tjerë futbollistë të përshtatshëm në repartin ofensiv janë dhe Ansu Fati dhe Ousmane Dembele.

Një transferim i mundshëm i Aguero në “Camp Nou” mund të ndodhë dhe në fund të sezonit. Kjo në varësi të rikuperimit të Luis Suarez nga dëmtimi. Deri atëherë mbetet të presim.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll