Connect with us

Futboll

Barcelona emëron Quique Setien, karriera dhe filozofia e trajnerit të ri të katalansve

Quique Setien

Ish-trajneri i Betis, Quique Setien, ka marrë tashmë drejtimin e stolit të Barcelona pas largimit të Ernesto Valverde. Pas një periudhe të vështirë të këtij të fundit në stolin e katalansve, drejtuesit nisën të mendonin për zëvendësuesin e tij.

Xavi dhe Koeman ishin emrat e përfolur, por asnjëri prej tyre nuk ishte i disponueshëm për të marrë drejtimin e skuadrës në këtë moment. Si rrjedhojë bordi i Barcelona zgjodhi ti besonte Quique Setien duke i ofruar një kontratë të vlefshme deri ne fund të sezonit 2021-22.

Tani fokusi do të jetë i gjithi mbi trajnerin e ri dhe punën që ai do të bëjë në vazhdim. Por kush është Quique Setien?

Si futbollist, ai ishte një prej legjendave  të klubit Racing Santander për të cilët luajti 12 sezone gjithsej. Skuadrat e tjera për të cilat është aktivizuar kanë qenë Atletico Madrid, Logrones dhe Levante.

Lidhja e tij me Racing Santander do të vazhdonte edhe pas tërheqjes nga futbolli i luajtur. Eksperienca e parë e Setien si trajner do të ishte pikërisht tek ky klub. Aventura e tij si trajner do të vazhdonte më pas me skuadra si Poli Ejido, Logrones, kombetarja e Guineas Ekuatoriale dhe Lugo.

Megjithatë momenti i rëndësishëm në karrierën e tij ishte marrja e drejtimit të Las Palmas në vitin 2015, skuadër e cila në atë moment ndodhej në zonën e rënies nga kategoria.

Nën drejtimin e Setien kjo skuadër jo vetëm i shpëtoi mbijetesës, por arriti deri në vendin e 11-të në La Liga. Më pas ecuria e Las Palmas erdhi në rënie, por tashmë Setien kishte tërhequr vëmendjen e klubeve të La Liga.

Në vitin 2017 ai u emërua si trajner i Real Betis dhe në sezonin e tij të parë e kualifikoi skuadrën në Europa League, pas renditjes në vendin e 6-të në kampionat. Loja e Betis gjatë ketij sezoni u bë sinonim i futbollit të bukur dhe me shumë gola, duke prodhuar rezultate si fitoret 5-3 ndaj Sevilla dhe 4-3 ndaj Barcelona.

Sezonin në vazhdim Betis e nisi sërish mirë dhe ishte duke luftuar për një vend  në Champions League, por më pas pësuan një rënie të ndjeshme dhe përfunduan në vendin e 10-të në La Liga. Ky rezultat solli edhe shkarkimin e Setien.

Barcelona duket se edhe njëherë e ka bërë zgjedhjen e trajnerit jo në bazë të statusit që ai ka, por në bazë të përputhjes së filozofisë së tij me atë të klubit. Setien është një adhurues i Johan Cruyff dhe ndikimit që ky i fundit pati në futboll me idetë e futbollit total që aplikoi tek Holanda dhe  Barcelona.

Tani fati i ka dhënë Setien mundësinë të drejtojë pikërisht skuadrën e idhullit të tij. Detyra e tij do të jetë të rikthejë atë stil loje që karakterizon katalanasit, dicka që e humbën disi nën drejtimin e Valverde.

Megjithatë tek Barcelona loja e bukur është vetëm një prej pritshmërive. Ketë sezon skuadra është ende në garë për të treja kompeticionet madhore, La Liga, Champions League dhe Copa del Rey dhe detyra e Setien do të jetë të arrijë maksimumin  e mundshëm në secilin prej tyre.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Lionel Messi kërkon Sergio Aguero te Barcelona - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll