Connect with us

Futboll

Gedson Fernandes tashmë pjesë e Tottenham

Gedson Fernandes

Klubi anglez i Tottenham Hotspur ka nënshkruar marrëveshjen me mesfushorin Gedson Fernandes. Lojtari portugez është marrë në formën e një huazimi për 1 vit e gjysmë nga skuadra e Benficës.

21 vjeçari bëri debutimin e tij me Benficën sezonin e kaluar. Tottenham ka të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit në fund të periudhës së huazimit.

Gedson Fernandes fitoi titullin kampion në Portugali sezonin e kaluar. Mesfushori zhvilloi 53 paraqitje me klubin duke shënuar dhe dy gola në “Champions League”. Ky është transferimi i parë për Tottenham Hotspur që prej ardhjes së Jose Mourinho në krye të stolit të londinezëve.

Vet Gedson Fernandes është shprehur mjaft entuziast për këtë aventurë të re. Mësohet se lojtari është shpërngulur në Londër së bashku me familjen e tij. Ai deklaroi për mediat:

“Eshtë një histori e vështirë. Familja ime erdhi në Londër sepse në Portugali është shumë e vështirë të gjesh punë. Ata nuk kishin një jetë të mirë atje, por do të kenë një jetë më të mirë këtu.

Kjo është një tjetër arsye që më motivon të jem këtu sot. Për mua është një endërr të jem pjesë e këtij klubi. Është një sfidë fantastike që e kam pranuar dhe duhet ta fitoj.”

Ardhja e Gedson Fernandes te Tottenham ndodhi në një moment disi delikat për klubin. Mesfushorët Moussa Sissoko dhe Tanguy Ndombele janë të dëmtuar, ndërkohë Christian Eriksen është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga klubi.

Fernandes shtoi:

“Të gjithë lojtarët e rinj duan të punojnë me Jose Mourinho sepse ai është një nga më të mirët. Të gjithë ne (lojtarët), duam të qëndrojmë pranë më të mirëve prandaj do të jetë një eksperiencë fantastike të punoj me të.”

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll