Connect with us

Futboll

Alexis Sanchez, e ardhmja duket e paqartë

Alexis Sanchez

Alexis Sanchez u rikthye më në fund nga dëmtimi që e mbajti për rreth tre muaj jashtë fushave të lojës. Sulmuesi i Interit bëri debutimin pas dëmtimit në ndeshjen e vlefshme për “Coppa Italia” kundër skuadrës së Cagliarit.

30 vjeçari tregoi teknikë të lartë megjithëse nuk ishte në formën më të mirë fizike. Gjithsesi për tu shqetësuar nuk është forma e sulmuesit, por pozitat e tij tek Inter.

Suksesi i dyshes sulmuese Romelu Lukaku-Lautaro Martinez si dhe zërat për afrimin e Olivier Giroud në skuadër, vënë në rrezik serioz të ardhmen e Alexis Sanchez te ekipi i Antonio Contes.

Ajo çfarë dihet me siguri është se në këto momente minutat për Sanchez janë të limituara. Lojtari kilian do të ketë shansin të tregojë aftësitë e tij në fund të muajit janar dhe në shkurt.

Gjatë kësaj periudhe Interi i Contes do të zbresë në fushë plot tre herë në javë. Përkatësisht në kompeticionet e “Serie A”, “Europa League” dhe “Copa Italia”. 

Kjo periudhë mendohet të jetë kyç për sulmuesin. Në qoftë se Sanchez dështon të përmbushë pritshmëritë e Antonio Contes, me shumë mundësi do të jetë i detyruar të largohet në fund të sezonit. 

Por ekziston dhe një skenar pozitiv. Në qoftë se Sanchez arrin të tejkalojë dëmtimin, dhe Inter transferon me sukses Olivier Giroud, mund të kemi një ribashkim të dy sulmuesëve.

Sanchez dhe Giroud ishin për shumë kohë të besuarit e Wenger në frontin e Arsenal. Kimia mes të dyve ishte mjaft e mirë dhe të dy sulmuesit do të donin të sillnin të njejtën eksperiencë te Inter.

Gjithsesi dhe ky skenar ka vështirësitë e tij, pasi Lukaku dhe Martinez nuk kanë munguar asnjëherë të dy tek Interi këtë sezon. Hapësirat në formacion janë të limituara, dhe kushdo që dëshiron të jetë titullar në skuadrën e Contes duhet të tregojë se e meriton!

Burimi: Sky Sports

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll