Connect with us

Futboll

Maguire do të jetë kapiteni i ri i Manchester United, Ashley Young drejt Inter

Maguire

Tashmë që largimi i Ashley Young tek Inter është thuajse i kryer, tek United duket se nuk kanë vonuar për të zgjedhur kapitenin e ri.

Harry Maguire u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori kur u transferua tek Djajtë e Kuq, dhe tashmë duket se klubi po i beson atij shiritin që është mbajtur më parë nga legjenda si Keane, Giggs dhe Rooney.

Këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i Manchester United, Solskjaer, i cili u shpreh:

“Harry e ka mbajtur shiritin prej disa ndeshjesh dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë.”

“Ai është treguar një lider. Kjo gjë nuk më ka surprizuar, por gjithsesi jam i impresionuar nga aftësitë e tij të lidershipit, prandaj ai do të vazhdojë të jetë kapiten.”

Për sa i përket largimit të Ashley Young, Solskjaer tha:

“Ashley do të jetë 35 vjec në verë, dhe nëse diku tjetër i ofrojnë një kontratë 2-vjecare, është e kuptueshme që të pranojë.”

“Ai i ka shërbyer mirë klubit, si lojtar dhe kapiten.”

E vërteta është se në vitet e fundit Manchester United ka kaluar një periudhë të vështirë. Shumë lojtarë janë vënë në qendër të kritikave, mes tyre edhe Ashley Young, i cili për shumë fansa të United, nuk kishte cilësitë e duhura për të qenë kapiten i klubit. 

Nga ana tjetër Maguire mund të pranohet më shpejt si lideri i ri. Një blerje rekord e klubit, titullar i kombëtares angleze, qendërmbrojtësi gëzon simpatinë e tifozëve. 

Edhe pse ai ka ende shumë për të treguar, vendimi për ti dhënë shiritin e kapitenit duket i drejtë, sepse  një skuadër e mbushur me lojtarë të rinj si Manchester United i këtij sezoni ka nevojë për një lider me eksperiencë.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll