Connect with us

Futboll

Dështon skenari Kurzawa, Arteta kërkon një mbrojtës te Arsenal

Kurzawa

Arsenal është përfolur shumë gjatë kësaj merkatoje janari për transferimin e mundshëm të mbrojtësit Kurzawa nga “Parc des Princes”. Por planet e trajnerit Mikel Arteta mesa duket nuk do të realizohen, pas deklaratës së fundit të Thomas Tuchel, trajnerit të PSG.

Thomas Tuchel deklaroi se kampionëve në fuqi të Ligue 1 u duhet mbrojtësi 27 vjeçar. Kjo nënkupton që një transferim në Londër është pothuajse i pamundur.

Futbollisti francez zgjoi interesin e Arsenal pasi kontrata e tij me klubin francez mbaron në fund të sezonit. Kjo do të thotë se Arsenal mund të transferonte Kurzawan në Londër për një shifër relativisht të vogël.

Bisedimet mes klubit anglez dhe PSG ishin hapur sipas burimeve zyrtare të goal.com. Por, tani që trajneri Tuchel ka thënë se ende e do Kurzawan në skuadrën e tij, Arteta duhet të hedhë sytë te opsione të tjera.

Trajneri i Arsenal ka bërë të ditur se ekipi i tij kërkon një mbrojtës krahu. Kjo nisur dhe nga situata e vështirë me dëmtimet që ka lënë jashtë Kieran Tierney dhe Sead Kolasinac. Arteta ka thënë:

“Po luajmë me mbrojtësa krahu që nuk janë mbrojtësa krahu! Janë mesfushorë difensivë ose lojtarë anësorë. Na duhen mbrojtësa të mirëfilltë.”

Gjithsesi për “Topçinjtë” ka ende shpresë. Kurzawa është i lidhur me Sports Invest UK, e drejtuar nga Kia Joorabchian. Agjensia që merret me transferimet, ka një marrëdhënie të mirë me Arsenal, sidomos me drejtorin teknik të klubit Edu. 

Kjo mund të ndikojë pozitivisht në arritjen e një marrëveshjeje midis klubit dhe mbrojtësit të PSG, përpara mbylljes së merkatos së janarit. Në të kundërt, trajneri Arteta duhet të shpejtojë dhe të shikojë alternativat, pasi boshllëqet në prapavijë mund t’i kushtojnë shtrenjtë Arsenal.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll