Connect with us

Futboll

Pse Xavi i tha JO Barcelonës?

Xavi

Lajmi për shkarkimin e trajnerit Ernesto Valverde nga drejtimi i Barcelonës është bërë tashmë i ditur që prej së hënës. Në krye të stolit të katalanasve është konfirmuar ish-trajneri i Real Betis, Quique Setien. Kjo lëvizje është bërë objekt diskutimi mes shumë analistëve por dhe fansave të blaugranave, në rrjetet sociale. 

Të shumtë ishin ata që prisnin dhe shpresonin një rikthim madhështor të Xavi Hernández, tashmë si trajner i Barcelonës. Gjithsesi kjo lëvizje nuk ndodhi, duke lënë të zhgënjyer shumë fansa të legjendës spanjolle dhe klubit. Por përse Xavi nuk pranoi të merrte drejtimin e Barcelonës ?

Sipas BBC Sport, Xavit i është ofruar posti i trajnerit të blaugranave, në një takim mes tij dhe dy përfaqësuesëve të lartë të klubit katalanas. Pikërisht, drejtorit ekzekutiv të klubit, Oscar Grau, dhe drejtorit sportiv, ish-lojtarit Eric Abidal.

Dy ishin arsyet që çuan në refuzimin e ofertës nga Xavi Hernández. E para ishte situata jo stabël brenda klubit, duke marrë parasysh zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në vitin 2021.

Kandidati për president i Barcelonës, Victor Font, ka deklaruar se nëse fiton ai, do të sjellë pikërisht Xavin si trajner të ri të klubit. Vet Xavi ka parë si të nevojshme, fillimisht ndërrimin e strukturës drejtuese të klubit, dhe më pas emërimin e tij si trajner. Pra një arsye lidhet me pritjen për një ndryshim më të thellë brenda Barcelonës.

Arsyeja e dytë  lidhet me një tjetër skenar hipotetik. Sipas burimeve, Xavi nuk ka dëshiruar një lëvizje në mes të sezonit pasi dëshiron që të ketë kontroll të plotë mbi tregun e transferimeve dhe stafin drejtues.

Cilado qoftë arsyeja duket se tani gjërat kanë marrë fund. Quique Setien ka firmosur deri në vitin 2022 me Barcelonën.

Skenari i afrimit të Xavi si trajner ishte shumë i ngjashëm me atë të rikthimit të Neymar në “Camp Nou”. U përfol shumë, por në fund nuk u arrit të konkretizohej asgjë… 

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll