Connect with us

Futboll

Jurgen Klopp rinovon deri në 2024-ën

klopp

Lajme pozitive vijnë për të gjithë fansat e Liverpool. Trajneri i “Të kuqëve” ka firmosur rinovimin e kontratës me klubin anglez deri në vitin 2024. Jurgen Klopp zbarkoi në Anfield në tetor të 2015-ës, ndërsa në korrik të 2016-ës, gjermani nënshkroi një kontratë 6 vjeçare. Kontratë kjo që u zgjat deri në vitin 2024.

Liverpool në sezonin që lamë pas, triumfoi në “Champions League” dhe humbi garën e “Premier League” ,me vetëm një pike ndaj rivalëve të Manchester City.

Ndërkohë, në sezonin aktual “The Reds” duken akoma më në formë. Me një diferencë prej 8 pikësh nga vendi i dytë në “Premier League”, Liverpool i është vënë pas titullit të parë kampion që prej 1990-ës.

“Klubi është në pozita kaq të mira, saqë nuk mund ta mendoja asnjëherë largimin.”,është shprehur Jurgen Klopp për faqen zyrtare të ekipit anglez.

“Për mua personalisht zgjatja e kontratës është shprehje e qëllimit tim te Liverpool. Qëllim i cili bazohet në atë çfarë kemi arritur deri tani, dhe çfarë synojmë të arrijmë në të ardhmen.

Kur unë shikoj zhvillimin e grupit dhe frymën bashkëpunuese brenda tij, mendoj se kontributi im vetëm sa mund të rritet edhe më shumë.

Unë kam parë përkushtim nga ana e drejtuesëve në çdo aspekt që klubi ka nevojë. Që kur erdhi telefonata në 2015-ën e dija se do të ishim perfekt për njëri-tjetrin.”, ka shtuar Klopp. 

Dhe dy asistentët e besuar të gjermanit, Peter Krawietz dhe Pepijn Lijnders kanë zgjatur kontratat e tyre deri në vitin 2024.

Këtë sezon Liverpool janë ende të pamposhtur në “Premier League”, duke fituar 15 dhe barazuar vetëm 1 nga 16 ndeshje.

Skuadra e Klopp gjithashtu kaloi fazën në grupe të “Champions League”, duke u renditur të parët në grupin E. Sfida e rradhës për anglezët është botërori i klubeve që do të luhet së shpejti në Katar.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Gary Neville: Manchester United ka nevojë për 5-6 lojtarë të rinj - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll