Connect with us

Champions League

Champions League: A mund të triumfojë Liverpool përsëri?

Jurgen Klopp

Sipas ish-futbollistit anglez Danny Murphy, Jurgen Klopp beson se Liverpool mund të përsërisë suksesin e vitit të kaluar. Madje kësaj rradhe, të rrëmbejë dhe titullin e Premier League.

Të kuqtë e Jurgen Klopp ia dolën të fitonin trofeun më prestigjoz europian vitin e kaluar, pikërisht UEFA Champions League.

Ndërsa në garën për titullin e Premier League, djemtë e Klopp  humbën me vetëm një pikë kundrejt qytetarëve të Manchester City. Por cilat janë shanset e Liverpool për të ngritur trofe madhorë këtë sezon?

Çdo tregues që mund të merret në analizë të çon drejt një përfundimi; Liverpool është skuadra për tu mundur në Europë. Me fitoren 5-2 ndaj Everton në ndeshjen e fundit, skuadra e drejtuar nga Klopp vendosi një rekord të ri. Plot 32 ndeshje pa provuar shijen e humbjes.

Me një ecuri dhe konsistencë të magjishme “Te kuqte” kanë çdo të drejtë për të synuar përsëri triumfin europian. Sipas Danny Murphy, Jurgen Klopp nuk do t’i kushtojë më shumë rëndësi një kompeticioni apo tjetrit. Liverpool i ka të gjitha armët e nevojshme, duke përfshirë këtu dhe një stol kualitativ, për të synuar triumfin në ishull dhe ripërsëritjen e suksesit në Champions League. 

“Klopp ka kaq shumë besim te skuadra e tij dhe është e çuditshme se si i karikon lojtarët që të luajnë me atë intensitet të çmendur çdo ndeshje. Lojtarët garojnë me njëri-tjetrin për vendin e titullarit dhe nuk shikon asnjërin që të ankohet në media se nuk po luan, apo meriton më shumë minuta.

Mjedisi që Klopp ka ndërtuar te Liverpool është si një familje e madhe. Padyshim ai mendon se mund t’i fitojë të dyja këtë sezon (Premier League dhe Champions Leeague).”, kështu është shprehur Danny Murphy.

Në fakt do të ishte çudi në qoftë se dikush do të mendonte ndryshe. Liverpool janë skuadra europiane më bindëse dhe në formë e momentit. Për të mos përmendur faktin se futbolli dinamik që ekipi ofron në çdo ndeshje është një kënaqësi më vete për tu përjetuar.

Me 8 pikë diferencë nga vendi i dytë në Premier League dhe në krye të grupit E në Champions League , djemtë e Klopp kanë gjithçka që duhet për të shënuar një tjetër vit të suksesshëm në historinë e tyre.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

3 Comments

3 Comments

  1. Pingback: Në Angli ka garë për Sancho, Dortmund mohon largimin - Portali Sportiv

  2. Pingback: Jurgen Klopp rinovon deri në 2024-ën - Portali Sportiv

  3. Pingback: UEFA: Vihen përballë Real Madrid dhe Manchester City - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Champions League