Connect with us

Champions League

UEFA: Vihen përballë Real Madrid dhe Manchester City

UEFA

Shorti për fazën e 1/16-ave në UEFA Champions League ka rezervuar si çdo vit përballje emocionuese. Goglat kanë vënë përballë njëri-tjetrit më të fortët e Europës, dhe ndër sfidat që bie menjëherë në sy është përballja Real Madrid-Manchester City. 

Madrilenët që janë rekordmenët absolutë në Champions, do të sfidojnë kampionët në fuqi të Anglisë, “qytetarët” e Pep Guardiolës. Një ndeshje që mund të konsiderohet pa frikë një finale e parakohshme e kompeticionit prestigjoz.

Një tjetër përballje në UEFA

Një tjetër përballje interesante është dhe dueli gjermano-anglez, mes Bayern Munich dhe Chelsea. Historia flet gjithmonë për spektakël kur në fushë zbresin gjermanët dhe anglezët, dhe me shumë mundësi kështu do të jetë dhe kjo sfidë. Lewandowski me shokë nuk do ta kenë aspak të lehtë me blutë e Londrës.

Ndërkaq, gjermanët e tjerë të Borussia Dortmund do të luajnë kundër kampionëve francezë të Paris Saint-Germain. Një ndeshje që mund të duket e lehtë në letër për parizienët, por kujtojmë se Dortmund ka surprizuar jo pak herë në Champions League. Kjo ndeshje do të vërë përballë dhe trajnerin e PSG Thomas Tuchel, me ish skuadrën e tij, pikërisht Borussia Dortmund.

Kampionët në fuqi të Liverpool do të luajnë shanset e tyre kundër Atletico Madrid. Liverpool duket se qëndron favorit në këtë duel, por të gjithë e njohim shpirtin luftarak dhe karakterin e djemëve të Simeones. Një përballje për të mos u humbur.

Skuadra e Barcelonës, është vënë përballë Napolit, në shorteun e UEFA, që po kalon një periudhë aspak të mire në Itali. Por në UEFA Champions asnjëherë nuk i dihet. Jo rrallë here kemi parë skuadra që transformojnë komplet lojën e tyre kur luajnë në Europë…

Kampionët e Italisë, Juventus do të luajnë kundrejt një kundërshtari relativisht të lehtë në letër, Olympique Lyonnais. Ndërkohë italianët e Atalantës do të përballen me spanjollët e Valencias, një duel i balancuar dhe i vështirë për tu parashikuar.

Së fundmi, Tottenham Hotspur do të ketë kundërshtar Leipzig, skuadrën që kryeson në mënyrë surprizuese, por jo të rastësishme Bundesligën gjermane.

Cilat janë parashikimet tuaja për përballjet me eleminim direkt? Lini komentin tuaj më poshtë.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Champions League