Connect with us

Futboll

Bartomeu shprehet qartë: El Clasico do të luhet

el clásico

“El Clasico” është padyshim një nga momentet më të rëndësishme të sezonit futbollistik. Kur në fushë përplasen Real Madrid dhe Barcelona vëmendja është gjithmonë maksimale. Dhe pikërisht për këtë arsye, reagimet ishin të pafundme kur përballja e planifikuar në datën 26 tetor u shty për më vonë.

Dueli Barcelona-Real Madrid u detyrua të shtyhej për në datën 18 dhjetor për shkak të protestave politike të grupimeve separatiste në Katalonjë. Atmosfera politike është ende e nxehtë dhe tubuesit kanë bërë thirrje për një protestë masive para “Camp Nou” ditën e ndeshjes. 

 Në një situate të tillë, presidenti i klubit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu garantoi të gjithë sportdashësit se “El Clasico” do të zhvillohet pa probleme siç është parashikuar.

“Mund tju them se “El Clasico” do të luhet dhe nuk do të shtyhet përseri.”, ka thënë Bartomeu gjatë një eventi me rastin e festave të fundvitit. 

Bartomeu

“Është përgjegjësia e secilit prej nesh që ndeshja të zhvillohet dhe gjërat të ecin përpara. E di se për momentin jetojmë në një situatë të komplikuar në Katalonjë, por sporti mund të shërbejë pozitivisht.

Stadiumi ynë ka qënë, është, dhe do të mbetet një vend i shprehjes së lire, prandaj duam të japim një mesazh normaliteti dhe qetësie. Klubi po përgatitet për “El Clasicon” si zakonisht dhe i bëjmë thirrje fansave të vijnë në stadium me miqtë dhe familjen.”, përfundoi presidenti Bartomeu.

Një sfide të cilës rrallë here i ka munguar tensioni në fushë, duket se do ti shtohet tani dhe tensioni i një fryme të ndezur politike në Spanjë.

Dëshira e vetme e sportdashësve  në mbarë globin është që “El Clasico” të zhvillohet  pa probleme. Askush nuk dëshiron të presë, qoftë dhe një minute më shumë për emocionet e pafundme që rezervon kjo sfidë.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll