
Dominimi që Cristiano Ronaldo dhe Messi kanë pasur në futboll për më shumë se 10 vite rradhazi ka qenë dicka e paprecedent. Cdo futbolldashës do të dëshironte ti shihte përjetësisht në fushë duke shënuar dhe dhuruar spektakël.
Fatkeqësisht realiteti nuk mund të jetë i tillë. Të dy futbollistët po i drejtohen fazës së fundit të karrierës dhe momenti i pashmangshëm i largimit të tyre nga futbolli i luajtur po afron.
Për sa i përket Cristiano Ronaldo, portugezi do të mbushë 35-vjec në muajin shkurt. Ai është ende duke luajtur në nivele të larta tek Juventus me të cilët fitoi Serie A sezonin e shkuar dhe vazhdon të ketë objektiva madhorë edhe këtë sezon.
Megjithatë agjenti i tij, Jorge Mendes, do të deklaronte ditët e fundit se është e mundur që Ronaldo ta mbyllë karrierën tek Juventus në Serie A. Kontrata e yllit portugez me Juventus përfundon në vitin 2022 kur ai do të jetë 37-vjec. Mendes ka thënë se klienti i tij është i lumtur në Torino dhe ska asnjë dëshirë për tu larguar.
Gjatë fjalëve të tij, Mendes përmendi edhe trajnerin e Juventus, Mauricio Sarri, me të cilin u përfol se Cristiano Ronaldo mund të kish pasur probleme.
“Tek Juventus Ronaldo është i lumtur, ka një trajner të madh. Po, është e mundur ta mbyllë karrierën tek Juventus, ai ka një kontratë me ta.”
“Treshja e sulmit me Dybala dhe Higuain? Është Sarri që e vendos këtë”
Cilido që mund të jetë pozicioni personal i një fansi të futbollit në lidhje me Cristiano Ronaldo, askush nuk mund të mohojë atë që ai ka arritur. Tituj të fituar në Premier League, La Liga, Serie A dhe plot 5 Champions League, kompeticion në të cilin është edhe golashënuesi më i mirë në histori.
Debati për më të mirin mes tij dhe Messi do të vazhdojë përjetësisht në futboll, por ndoshta në këtë pikë, kur të dy po i drejtohen fundit të karrierës, do të ishte më mirë të rreshtim së krahasuari dhe të shijojmë vitet që kanë mbetur me ta në fushën e blertë.
Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Pingback: Cristiano Ronaldo në një film ?! Ja planet e CR7 - Portali Sportiv