Connect with us

Futboll

Barcelona vs Real Madrid, një El Classico pa gola

el classico

Pritshmëritë për spektakël ishin të mëdha në prag të El Classico, por përballja e fundit e kësaj dekade mes Barcelona dhe Real Madrid u mbyll në një barazim pa gola. Të dyja skuadrat ndodheshin me pikë të barabarta në krye të La Liga në prag të kësaj ndeshje dhe humbja ishte një rezultat që secili ekip u përpoq ta shmangte.

Pjesa e parë në El Classico

Që prej fillimit të ndeshjes u duk qartë që Zidane e kishte udhëzuar ekipin e tij të bënte presion lartë në fushë me qëllimin për ta mbajtur kundërshtarin në gjysëmfushën e tij. Kjo duket se funksionoi, pasi Barcelona u detyrua shpeshherë të luante me topa të gjatë në drejtim të Suarez për të shmangur presionin e madrilenëve.

Real Madrid pati shanse të mira për të shënuar dhe regjistroi 12 goditje në drejtim të portës në pjesën e parë, dicka që shumë rrallë ka arritur ta bëjë në Camp Now. Nga ana tjetër, momentet e vetme të rrezikshme të krijuara nga Barcelona erdhën nga pasimet e Messi për Alba në krahun e majtë, njëri prej të cilëve rezultoi në një rast të mirë shënimi, por goditja e mbrojtësit spanjoll përfundoi jashtë porte.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por me Real Madrid që tregoi më shumë ambicie dhe efektivitet në fushë.

Pjesa e dytë

Në pjesën e dytë u duk se ritmi i ndeshjes pësoi rënie dhe të dyja skuadrat po bazoheshin tek kundërsulmet në përpjekjet për të ndëshkuar kundërshtarin.

Ndoshta pritej që Real Madrid ti vuante rastet e humbura në pjesën e parë sic ka ndodhur shpesh kur kanë pasur përballë sulmin e Barcelona, por kjo nuk ndodhi. Loja kolektive e katalanasve është larg asaj të treguar në të shkuarën dhe kjo u duk qartë edhe në këtë përballje.

Në minutën e 72-të do të ishte Gareth Bale që do të shënonte për Los Blancos, por pozicioni jashtë loje i Mendy i cli dha pasimin për të ishte  parregullt dhe goli do të anulohej.

Të dy trajnerët do të kryenin më pas zëvendësimet respektive, por pa arritur të ndikonin në rrjedhën e ndeshjes. Kështu kjo El Classico do të mbyllej në një barazim pa gola, dicka që nuk kishte ndodhur prej 17 vitesh.

Konkluzionet e El Classico dhe situata në La Liga

Me barazimin në këtë ndeshje, skuadrat vazhdojnë të qëndrojnë me pikë të barabarta ne krye të La Liga, por përshtypjet që la ky takim për secilën janë të ndryshme. Real Madrid kishte superioritetin ne pjesën e parë dhe nëse do ti kishte konkretizuar shanset, mund të kishte dalë me tre pikët nga Cam Now.

Zidane ka bërë një punë të mirë këto muaj. Formacioni i djeshëm kishte pak ndryshime nga ai që u mposht 5-1 një vit më parë, por paraqitja ishte krejt tjetër. Francezi  duket se ka rikthyer besimin tek skuadra dhe ka implementuar një disiplinë taktike që ishte pika më e fortë e madrilenëve në këtë ndeshje. 

Barcelona në krahun tjetër ka konfirmuar problemet që ka. Një skuadër e identifikuar me lojën kolektive, këtë sezon duket se po bazohet në momentet magjike të Messi apo individëve të tjerë. Në ndeshje si kjo, kur këto momente nuk vijnë, Barcelona vuan. Nuk mund të thuhet se paraqitja e tyre ishte shumë larg asaj të kundërshtarit, por gjithsesi mbeti larg pritshmërive.

Ndoshta kjo nuk do të jetë një nga El Classicot që do të mbetet në kujtesën e atyre që e ndoqën, por rezultati i saj e mban garën e La Liga më të hapur se kurrë. Real Madrid dhe Barcelona do të duhet të luftojnë gjatë në La Liga këtë sezon dhe cdo pikë e fituar do të vlejë shumë

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll