Connect with us

Futboll

Juventus dhe PSG, shkëmbim mesfushorësh në Janar

can

Italianët e Juventus dhe kampionët e Francës, Paris Saint-Germain po konsiderojnë një shkëmbim lojtarësh gjatë merkatos së Janarit. Këto janë raportimet që vijnë nga e përditshmja italiane Tuttosport. Bëhet fjalë pikërisht për mesfushorin Emre Can të “Zonjës së Vjetër” dhe Leandro Paredes që aktivizohet me PSG.

Emre Can ka një kontratë deri në vitin 2022 me bardhezinjtë e Juves, por gjërat nuk duket se po shkojnë siç dëshiron lojtari. Mesfushori është lënë jashtë listës së lojtarëve që trajneri i Juventus ka përzgjedhur për Champions League. Një lëvizje kjo që ka mërzitur shumë Can. 

Përveç këtij fakti, dhe në kampionat, duket se roli i mesfushorit nuk po përshtatet më me atë që Sarri, trajneri i Juventinëve kërkon nga skuadra. Në rrethana të tilla, duket se largimi i Emre Can është thjesht çështje kohe.

Nga ana tjeter, argjentinasi Leandro Paredes ka zhvilluar deri tani nje sezon pozitiv me PSG. Lojtari është aktivizuar në 13 takime me kampionët e Francës. Gjithsesi, nga ana e drejtuesëve të klubit, Emre Can shikohet si një “upgrade” i mirë për të zëvëndësuar mesfushorin me tipare defensive. 

Në këtë mënyrë shkëmbimi kokë më kokë i dy mesfushorëve duket se është zgjidhja perfekte për të dyja ekipet.

ligue 1
Parc des Princes

Ajo që mund ti komplikojë gjërat është interesimi i Manchester United për talentin argjentinas. Sipas portalit prestigjoz “Mirror”, anglezët kanë nën radarin e tyre Leandro Paredes.

Lojtari është pikërisht ajo çfarë United kërkon, pasi i vetmi mesfushor me tipare difensive tek skuadra nga Manchesteri është Nemanja Matic. Lojtari është tashmë 31 vjeç dhe Solskjaer ka nevojë për alternativa në skuadrën e tij.

Pra duket se Juventus duhet të nxitojë për të bërë realitet një lëvizje perfekte merkatoje në janar. Kokurrenca në futbollin europian është e fortë, dhe kësaj rradhe nuk i referohemi fushës së lojës.

Por pikërisht menaxherëve të lojtarëve dhe drejtorëve teknikë të klubeve, që kanë në dorë fatin e shumë lojtarëve dhe talenteve.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Lazio fiton Superkupën, Milan gjunjëzohet ndaj Atalanta - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll