Connect with us

Futboll

Lazio fiton Superkupën, Milan gjunjëzohet ndaj Atalanta

lazio

Vëmendja e fansave të futbollit italian ka qenë e ndarë këtë fundjavë. Ndërkohë që në Itali luhej java e 17 e Serie A, Juventus dhe Lazio duelonin për trofeun e Superkupës së Italisë në Arabinë Saudite.

Lazio fiton Superkupën e Italisë

Kryeqytetasit e Lazio kanë treguar sërish formën e mirë që po kalojnë dhe janë konfirmuar si  “macja e zezë” e Juventus këtë sezon. Të kaltrit janë e vetmja skuadër që i kanë shkaktuar humbje bardhezinjve në Serie A dhe të njëjtën gjë kanë arritur ta bëjnë edhe në finalen e djeshme.

Loja e Juventus vazhdoi të tregojë mungesën e rrjedhshmërisë gjatë ndeshjes, problem që i ka shoqëruar shpesh ata gjatë këtij sezoni. Sarri rreshtoi sërish treshen Ronaldo-Higuain-Dybala në sulmin e skuadrës, por prania e tyre nuk rezultoi e mjaftueshme për të fituar këtë ndeshje.

Trajneri italian duket se ka ende shumë punë për të bërë në repartete tjera, me mesfushën që duket se është reparti më pak produktiv tek Juventus.

Lazio i gëzohet kështu një tjetër trofeu pas fitimit të Kupës së Italisë sezonin e shkuar dhe duhet thënë se me paraqitjen e bërë ndaj Juventus e meritonin plotësisht fitoren.

Atalanta shënon 5 gola ndaj Milan

Makthi i kuqezinjvë këtë sezon duket sikur do të vazhdojë gjatë dhe për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën e kuqezinjve  ka menduar Atalanta. Skuadra e Gasperini kryesonte me rezultatin 1-0 në fund të pjesës së parë me golin e Gomez  në minutën e 10-të.

Por ndërsa në pjesën e dytë pritej reagimi i Milan, ndodhi krejtësisht e kundërta. Atalanta shënoi 4 herë të tjera në portën e Donnaruma duke i shkaktuar kështu Milan një prej humbjeve më turpëruee në Serie A.

Me këtë fitore Atalanta pozicionohet në vendin e 5-të në renditje vetëm 4 pikë larg nga zona Champions. Nga ana tjetër Milan mbetet shumë poshtë në Serie A dhe Pioli nuk duket se ka gjetur ende një zgjidhje për ta ringritur skuadrën.

Pas kësaj humbje nisën edhe zërat për shkarkimin e tij, por në këtë pikë është e qartë se trajnerët nuk janë problemi më i madh i këtj Milani.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll