Connect with us

Futboll

Zidane: Real Madrid nuk do të transferojë sulmues tjetër

Zidane

Real Madrid barazoi ndaj Athletic Bilbao mbrëmjen e të dielës. Kjo ishte ndeshja e dytë rradhzi në La Liga të cilën Los Blancos do ta mbyllnin në barazim pa gola. Megjithatë pas ndeshjes trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane, do ta përjashtonte mundësinë e transferimit të një sulmuesi gjatë merkatos së Janarit. 

Forma e Karim Benzema ka qenë mjaft e mirë këtë sezon, por në rastet kur ai nuk arrin të shënojë duket se opsionet mugojnë. Blerja e merkatos së verës, Jovic, ende nuk ka shfaqur potencialin e tij.

Në këtë mënyrë ka lindur hipoteza se Real Madrid duhet të shohë mundësinë e transferimit të një tjetër sulmuesi, por trajneri francez nuk ka qenë i këtij mendimi.

“Absolutisht jo, nuk e shoh të nevojshme nënshkrimin e një tjetër sumuesi. Jam i acaruar nga kjo gjë. Lojtarët e mi kanë dhënë gjithcka në fushë. Jam duke parë gjërat pozitive dhe mendoj se po bëjmë mirë.”

“3 pikë në 3 ndeshjet e fundit nuk janë shumë.  Si gjithmonë, kur luajmë një ndeshje si kjo në të cilën krijuam shanse, mërzitem që nuk arritëm të shënonim.”

“Nëse krijon raste, duhet të shënosh, dhe ne kemi mbajtur shumë topin gjatë 3 ndeshjeve të fundit, por kemi shënuar shuë pak gola. Kemi krijuar shumë raste… por duhet të vazhdojmë, golat do të vijnë rrjedhimisht.”

“Nuk mendoj se kjo mungesë momentale golash është problem, por secili ka mendimin e tij. Ne jemi të qetë. Puna e bërë këto muaj ka qenë e mirë.”

Zidane u rikthye në stolin e Real Madrid në fillim të këtij sezoni. Francezi duket se ka përmirësuar situatën e madrilenëve në krahasim me sezonin e shkuar. Real Madrid pas këtij barazimi mbeti 2 pikë pas Barcelonës në renditjen e La Liga dhe me një diferencë kaq të vogël Zidane ka të drejtë të jetë optimist për shanset e skuadrës së tij në luftën për titull.

Mungesa e golave është një prej problemeve kryesore të tyre dhe padyshim gjetja e zgjidhjes për këtë do të jetë një pikë kyce në vazhdimësinë e Real Madrid në La Liga.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll