Connect with us

Futboll

Real Madrid vazhdon marshimin, Benzema udhëheq

la liga

Real Madrid ka arritur fitoren e 4-t rradhazi përballë Espanyol dhe të 5-tën në 6 ndeshjet e fundit të La Liga. Në fillim ishte Varane që u dha madrilenëve kryesimin dhe më pas Benzema shënoi golin e sigurisë në minutën e 79-të.

Situata në La Liga

Ky rezultat i ka ngjitur madrilenët përkohësisht në krye të La Liga, në pritje të rezultatit që Barcelona do të marr përballë Mallorcas. Pavarësisht fitores së rehatshme, nuk mund të thuhet se Real Madrid shkëlqeu në ndeshjen e kësaj jave. Mungesat luajnë rolin e vet, por kjo e sotmja nuk është hera e parë që madrilenët janë të vakët në lojën e tyre.

 Me përjashtime të vogla, kjo mënyrë cinike e të luajturit po shndërrohet në normë për Los Blancos këtë sezon. Ndoshta tifozët do të donin të shihnin më shumë spektakël nga idhujt e tyre, por Zidane duhet të jetë i kënaqur për ecurinë e skuadrës, pozitivitet që do të përpiqet ta mbartë edhe në 2 përballjet e vështira në vijim përballë Valencias dhe Barcelonës.

Lideri Benzema

Këtë dekadë Los Blancos do të kujtohen me të drejtë si “Real Madrid i Cristiano Ronaldo”. Portugezi pati shifrat më të jashtëzakonshme që një futbollist ka regjistruar ndonjëher për një klub, shifra të cilat i sollën skuadrës mjaft suksese. Megjithatë pas largimit të tij një tjetër figurë kryesore e këtyre viteve për Real Madrid ka marrë frenat e sulmit dhe bëhet fjalë për francezin Karim Benzema.

Sezonin e shkuar e mbylli me 30 gola në 53 ndeshje në të gjitha kompeticionet, 21 prej të cilëve të shënuar në La Liga. Duket se këtë formë Benzema e ka mbartur edhe këtë sezon dhe po shndërrohet në liderin absolut të sulmit madrilen.

Francezi ka shënuar 11 gola në La Liga deri tani dhe 4 të tjerë në Champions League. Me një Hazard në një fazë tranzicioni dhe Bale mes dëmtimeve dhe polemikave, Benzema po udhëheq Real Madrid në luftën për titull duke heshtur, të paktën momentalisht, të gjithë kritikët dhe ata që donin ta shihnin larg Santiago Bernabeut.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

2 Comments

2 Comments

  1. Pingback: Real Madrid triumfon ndaj Brugge, PSG shkatëron Galatasaray - Portali Sportiv

  2. Pingback: Zidane: Real Madrid nuk do të transferojë sulmues tjetër - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll