Connect with us

Futboll

Euro 2020: Cilët janë favoritët?

kupa e Europes

 Tani që na ndajnë pak më shumë se 6 muaj nga “Euro 2020”, kompeticioni futbollistik kryesor i vitit të ardhshëm, është normale të flitet për favoritët. Çdo sportdashës në korrik, do të bëjë tifo për skuadrën e tij të zemrës ,por kompanitë e basteve kanë bërë si zakonisht, llogaritë e tyre. Këta janë pretendentët kryesorë për të ngritur lart trofeun e “Euro 2020”, sipas “Bet365”:

Pretendenti numër 1 për të triumfuar në Europianin e ardhshëm është Franca e Didier Deschamps. Përfaqësuesja e “gjelave” vlerësohet me koefiçientin 5.0. Fitorja e kupës së botës në 2018 dhe një performancë gati perfekte në fazën e kualifikueseve i japin me të drejtë Francës avantazhin mbi kombëtaret e tjera.

 Në vendin e dytë renditen 3 luanët e Southgate, pikërisht përfaqësuesja angleze. Me një performancë solide në kupën e botës 2018 si dhe një formë të mirë në kualifikuese, anglezët vlerësohen me koefiçientin 6.0 dhe një nga favoritët kryesorë.

Një tjetër faktor që mund t’i favorizojë djemtë e Southgate është fakti se finalja e “Euro 2020” do të luhet në mitikun “Wembley”.

Ështe Belgjika një nga favoritët?

Belgjika vlerësohet me koefiçientin 8.0 nga kompanitë e basteve online. Me një skuadër të mbushur me talente si Hazard, De Bruyne, Lukaku por dhe shumë të tjerë, të gjithë presin shumë nga përfaqësuesja belge. Në rastin e triumfit, “Euro 2020” do të ishte trofeu i parë historik për Belgjikën.

 Të njejtat shanse me Belgjikën ndan dhe kombëtarja hollandeze. Ajo vlerësohet me koefiçientin 8.0, pavarësisht se ka dështuar të kualifikohet në dy kompeticionet e fundit madhore.

Gjithsesi performancat e mira në kualifikuese dhe në Ligën e Kombeve, i bëjnë tulipanët kandidatë potencialë për të kapur lavdinë europiane. 

 Përfaqësuesja gjermane, pavarësisht emrit dhe pritshmërive të larta, vlerësohet vetëm me koefiçientin 9.0.

Forma e mirë në ndeshjet kualifikuese nuk ka mjaftuar dhe duket se dështimi në Ligën e Kombeve është një tregues i qartë se Gjermania mund të hasë probleme serioze në rrugën drejt finales së “Euro 2020”.

Ndërkohë Spanja vlerësohet akoma më dobët, me koefiçientin 10.0, kjo falë një performance vërtet zhgënjyese në Rusi 2018. Gjithsesi, asgjë nuk është 100% e sigurt në futboll, na duhet të presim.

Këta janë favoritët kryesorë të “Euro 2020”. A mendoni se do të ketë surpriza? Cilët janë favoritët tuaj? Lini komentet tuaja më poshtë.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll