Connect with us

Futboll

10 Futbollistët më të mirë në Europë (2018-2019)

Futbollistët më të mire në Europë

Cilët janë Futbollistët më të mirë në Europë?

Sezoni futbollistik 2018-2019 që lamë pas ishte i mbushur plot me surpriza, performanca mbresëlënëse, yje të rinj që dolën në skenë dhe shumë të papritura. Së bashku do të shikojmë pikërisht 10 futbollistët më të mirë në Europë që i dhanë ngjyra sezonit futbollistik 2018-2019. Renditja bazohet në trofetë e fituar, performancat individuale si dhe opinione personale. Fillojmë pa humbur kohë.

10. Kylian Mbappe.

Futbollistët më të mire në Europë
(Photo by FRANCK FIFE / AFP) (Photo credit should read FRANCK FIFE/AFP/Getty Images)

Superstari i kampionëve të Francës, PSG vazhdon të surprizojë. Pas ngritjes së trofeut mbase më të lavdishëm  në futboll, Kupën e Botës me kombëtaren franceze, Mbappe luajti sezonin më të mire të karrierës së tij në Ligue 1. 20 vjeçari e mbylli sezonin 2018-2019 me 39 gola në të gjitha kompeticionet, një tregues bindës mbi kualitetin dhe potencialin qe i riu zotëron. Spektakli që Mbappe ofron në çdo ndeshje është mëse i garantuar, na mbetet veç ta shijojmë atë.

9. Sergio Aguero.

aguero - Futbollistët më të mire në Europë
(Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Sergio Aguero mund të cilësohet si një nga lojtarët më konsistentë në kampionatin anglez, si në gola ashtu dhe në paraqitje. Argjentinasi kapi përsëri shifrën e 30 golave në sezon dhe ndihmoi City-n e drejtuar nga Pep Guardiola drejt një tjetër titulli kampion. Performancat solide të Aguero në çdo ndeshje janë për tu vlerësuar,sidomos në një kampionat ku rivalët për titull janë skuadra si Liverpool, Chelsea, Man.United etj.  Padyshim një vend i merituar në renditjen e 10 futbollistëve më të mirë në Europë këtë sezon.

8. Mohamed Salah

salah nje nga Futbollistët më të mire në Europë
Liverpool’s Mohamed Salah during the Premier League match at Anfield, Liverpool.

Salah filloi sezonin 2018-2019 me presionin e të qënit një nga sulmuesit më të mire të momentit në arenën europiane. Dhe presioni nuk ndikoi aspak në paraqitjet e tij. Pavarësisht se Salah nuk arriti të kapte numrat e sezonit të kaluar “faraoni” ishte lojtar kyç për Liverpool, duke i udhëhequr ata drejt lavdisë europiane. Egjiptiani ngirti lart trofeun e “Champions League” duke fituar respektin dhe adhurimin e shumë fansave të rinj, jo vetem te Liverpool, me performancat e tij.

7. Eden Hazard

eden hazard

Belgu i talentuar la më në fund skuadrën e Chelsea për tu bashkuar me madrilenët e Real Madrid,por kjo ndodhi vetëm pas një sezoni fantastik në Angli. Hazard kaloi për herë të pare shifrën e 20 golave për sezon me skuadrën e tij dhe gjithashtu ngriti lart trofeun e “Europa League”, madje si protagonist me dy gola në finale. Një gjë është e sigurt, Premier League-s angleze do ti mungojë nje talent si Eden!

6. Sadio Mane

Mane nje tjeter lojtar nga Futbollistët më të mire në Europë

Një pjesë e madhe e suksesit të Liverpool në sezonin 2018-2019 është në mënyrë të padiskutueshme meritë e Sadio Mane. Kujtojmë se starti i vitit 2019 për Liverpool nuk ishte më i miri. Barazimet e shumta dhe paraqitjet e vakëta dukej se do të largonin Liverpool nga objektivat e tij, por këtu hyri në lojë Mane. Me paraqitjet e tij gjithmonë në 100 përqind, Liverpool jo vetëm që u kurorëzuan kampionë të Europës por ishin dhe shumë pranë titullit të Premier League.

5. Frenkie de Jong

Frankie de jong

Në qoftë se do të flisnim për surprizat e sezonit që lamë pas më e madhja prej tyre mban emrin e Ajax. Klubi hollandez u rikthye në menyrë krejt të papritur në majat e futbollit europian duke prekur gjysmëfinalet e “Champions League”, dhe një rol të madh për këtë luajti dhe Frenkie de Jong. Superstari i ri duket si kombinimi perfekt mes Sergio Busquets dhe Andres Iniesta dhe talenti i tij u sprovua qartë kundër skuadrave si Juventus apo Real Madrid. Një nga 10 futbollistët më të mire në Europë këtë sezon ka gjetur me sukses shtëpinë e tij të re, as më shumë e as më pak se Barcelonën.

4. Raheem Sterling

sterling

Një nga sulmuesit më dinamikë në kampionatin anglez, Raheem Sterling po jep performanca gjithnjë e më të mira. Kjo vlen si për skuadrën e Manchester City ku Sterling luajti rol kryesor në fitimin e titullit sezonin e kaluar, ashtu dhe për kombëtaren e tre luanëve. Përfaqësuesja angleze ia doli të renditej në top katërshen e “Ligës së Kombeve” falë formës së shkëlqyer te sulmuesit. Për tu përmendur është dhe fakti se Raheem është kthyer në një model inspirues jashtë fushës së futbollit, duke mbështetur shumë kauza sociale dhe fëmijët në nevojë.

3. Bernardo Silva

Bernardo silva

I lënë disi në hije nga mediat por me performanca kyç për klubin dhe përfaqësuesen e tij, Bernardo Silva është një nga heronjtë e heshtur të sezonit që lamë pas. Talenti portugez bëri që mungesa e Kevin De Bruyne të mos ndihej gati fare në lojën e Man City. Gjithashtu ishte lojtari protagonist që i dha kombëtares portutugeze për herë të pare trofeun e “Ligës së Kombeve”. Një futbollist i talentuar dhe shumë argëtues për tu pare në fushën e blertë, Bernardo Silva meriton për mua vendin e tretë ne renditjen e 10 futbollistëve më të mire në Europë për sezonin 2018-2019.

2. Virgil van Dijk

Virgil van Dijk
(Photo credit should read OLI SCARFF/AFP/Getty Images)

Në këtë renditje nuk mund të mungonte kurrsesi emri i Virgil van Dijk. Ngritja e shpejtë e hollandezit në elitën e futbollit europian dhe botëror nuk është një rastësi. Ekselenca në mbrojtje, potenciali në ajër, shpirti luftarak dhe karakteri i një lideri të vertetë kompletojnë nje mbrojtës si asnjë tjetër. Mbrojtësi më i mire në Premier League u kurorëzua dhe mbret i Europës me Liverpool duke u bërë kështu kandidat i fortë potencial për çmimin e “Ballon D’Or” ose siç njihet ndryshe “Topi i Artë”. Të gjitha analizat, statistikat dhe parashikimet tregojnë se e ardhmja do të jetë akoma më e ndritur për Virgil, dhe këtë duan ta shohin të gjithë.

1. Lionel Messi

lionel messi

Kjo besoj nuk është hera e pare që e shihni Leo Messin në krye të një klasifikimi dhe me shumë mundësi nuk do të jetë as e fundit. Golashënuesi më i mire në “La Liga”, asistuesi më i mire në “La Liga”, golashënuesi dhe asistuesi më i mire në “Champions League”…si dhe një nga futbollistët më të mirë në Europë Lista e arritjeve të argjentinasit në sezonin që lamë pas mund të vazhdojë gjatë. Madje dhe në turpërimin 4-0 që katalanasit pësuan ndaj Liverpool, paraqitja e Messit dallonte qartë nga skuadra. Dhe Virgil van Dijk, kundërshtar direkt i Leo në garën për “Topin e Artë”, u shpreh se sipas tij Messi ngelet lojtari më i mire në botë, pavarësisht së nuk e preku dot finalen e “Champions League” këtë vit. Padyshim më i miri i sezonit 2018-2019, Lionel Messi vazhdon të na mrekullojë të gjithëve.

A jeni dakord me renditjen tonë? Cilët janë sipas jush 10 lojtarët më të mirë në Europë,  për sezonin që lame pas? Komentoni renditjen tuaj më poshtë.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

3 Comments

3 Comments

  1. Pingback: “Topi i Artë” 2019, kush do të triumfojë këtë vit?! - Portali Sportiv

  2. Pingback: Messi, fituesi i Topit të Artë 2019! - Portali Sportiv

  3. Pingback: Real Madrid vazhdon marshimin, Benzema udhëheq - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll