Connect with us

Bundesliga

Kampionati gjerman, një start me hapa fals i pretendentëve

kampionati gjerman

Cfarë po ndodh tek kampionati gjerman?

Kampionati gjerman ka gjithmone nje favorit kryesor, Bayern Munich. Dortmund përpiqet prej vitesh të rivalizojë, por pa sukses ndërsa skuadrat e tjera duken gjithnjë të pafuqishme për të luftuar për kreun.

Disa statistika

Megjithatë këtë sezon renditja e kampionatit gjerman paraqitet mjaft e ngjeshur ku Bayer Leverkusen i vendit të 9-të ndodhet vetëm 6 pikë larg vendit të parë. Munchengladbach kryeson aktualisht pas 12 ndeshjeve të luajtura, por humbja në javën e fundit ndaj modestëve të Union Berlin i ka vënë në pikëpyetje mundësitë e tyre për të mbajtur një ritëm pretendenti.

Leipzig dhe Bayern Munich janë skuadrat e rradhës në renditje me 24 pikë te grumbulluara nga 36 të mundshmet. Për bavarezët 12 pikë të humbura në këtë fazë të sezonit janë shumë dhe forma e tyre bëri që Kovac të shkarkohej.

Në 2 ndeshjet e fundit skuadra i është përgjigjur mirë trajnerit provizor  Hans-Dieter Flick duke arritur 2 fitore, por situata e stolit bavarez vazhdon të jetë cështje diskutimesh dhe hipotezash ku në media qarkullojnë vazhdimisht emra trajnerësh kandidatë.

Freiburg dhe Schalke ndodhen përkatësisht në vendin e 4-t dhe të 5-të dhe mund të thuhet se pavarësisht lëkundjeve në rezultate janë të kënaqur me situatën aktuale. Dortmund nga ana tjetër nuk mund të mjaftohet me vendin e 6-të.

Skuadra e Lucien Favre e nisi kampionatin gjerman me 2 fitore, por më pas forma e tyre pësoi një rënie të ndjeshme dhe pas 12 ndeshjesh kanë arritur 5 fitore, 5 barazime dhe 2 humbje duke grumbulluar 20 pikë në total.

Diferenca prej 5 pikësh me kreun nuk është e madhe, por ajo që shqetëson është mungesa e vazhdimësisë së tyre, pa të cilën nuk mund të pretendojnë fitimin e titullit.

Lufta për tu shpallur kampion tek kampionati gjerman është ende e paqartë. Skuadrat i ndajnë pak pikë dhe me hapat fals që kanë bërë të zakonshmit, Bayern dhe Dortmund, ende nuk mund të flitet për një pretendent.

Kush është favorit?

Cilësia  flet në favor të Bayern Munich të cilët si zakonisht kanë grupin e lojtarëve me potencialin më të madh, ku mbi të gjitha vlen të përmendet forma fantastike e sulmuesit polak Robert Lewandowski. Nëse pjesa tjetër e skuadrës arrin nivelin e duhur të lojës për ta mbështetur, polaku mund ti udhëheqë shumë shpejt në krye tek kampionati gjerman.   

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

2 Comments

2 Comments

  1. Pingback: Kupa e Europes, ky po që është një “grup ferri”! - Portali Sportiv

  2. Pingback: Në Angli ka garë për Sancho, Dortmund mohon largimin - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Bundesliga