Connect with us

Bundesliga

Erling Haaland, Dortmund ishte zgjedhja e duhur

haaland

Erling Braut Haaland është mbase lojtari europian më në zë i kohëve të fundit. 19 vjeçari norvegjez nuk ka rreshtur së shënuari gola, që kur iu bashkua Borussia Dortmund nga skuadra e Red Bull Salzburg në merkaton e janarit.

Haaland refuzoi ofertën e Ole Solskjaer për t’iu bashkuar Manchester United, dhe ka nisur aventurën e tij në Gjermani në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i talentuar ka shënuar plot 8 gola në 4 ndeshjet e tij të para në “Signal Iduna Park”.

Ish-futbollisti i njohur norvegjez, Jan-Age Fjortoft, ka folur për BBC Radio 5 mbi debutimin fantastik të Haaland te Borussia:

“Askush nuk e kishte menduar se kjo do të ishte forma e tij. Haaland po shënon pak a shumë në çdo rast që po i jepet në fushë. Dhe le të mos harrojmë që është vetëm 19 vjeç. Unë gjithmonë e krahasoj futbollin me edukimin. Të gjithë mundohen të shkojnë tek universiteti më i mirë. Në këto momente ai (Haaland) ndodhet në universitetin më të mirë dhe mund të mësojë shumë.”

Ia vlen të përmendet fakti se trajneri i Manchester United, Solskjaer ka punuar me Haaland për dy vite tek skuadra e Molde. Ishte pikërisht trajneri norvegjez i cili drejtonte skuadrën kur Haaland bëri debutimin e tij, vetëm 16 vjeç.

Karriera e sulmuesit po monitorohet nga agjenti i famshëm Mino Raiola dhe vet babai i tij Alf-Inge, i cili më parë është aktivizuar si futbollist me skuadrat e Leeds United dhe Manchester City. Si Mino Raiola, dhe babai i Haaland ishin të mendimit se transferimi te një klub si Dortmund ishte zgjedhja më e mirë për lojtarin.

Kjo me arsyetimin se klube të tilla janë mjedisi perfekt ku sulmuesi mund të zhvillohet si lojtar. Ndërsa një lëvizje te një ekip “big” si Juventus apo Manchester United do të vendoste shumë presion mbi talentin norvegjez.

Burimi: BBC Sport

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Bundesliga