Connect with us

Futboll

Ronaldo vendos rekord, por Juventus mposhtet në Verona

verona

Me golin e shënuar ndaj Verona, Cristiano Ronaldo u bë futbollisti i parë i Juventus që arrin të shënojë në 10 ndeshje rradhazi në Serie A. megjithatë goli i portugezit nuk ka mjaftuar për bardhezinjtë, që pësojnë kështu humbjen e tretë deri tani në kampionat.

Duhet thënë se paraqitja e Verona ishte e një niveli mjaft të mirë. Presioni i ushtruar nga ta për pjesën më të madhe të ndeshjes, ia bëri mjaft të vështirë bardhezinjve për të dalë në lojën e tyre. Në fund të pjesës së parë rezultati ishte i paprekur, por kjo nuk reflektonte plotësisht atë që u pa në fushë dhe ndoshta Verona meritonte më shumë.

Me nisjen e pjesës së dytë Juventus u tregua më agresiv dhe u përpoq të merrte lojën nën kontroll. Sarri largoi nga fusha Higuain dhe vendin e tij e zuri Paolo Dybala. Në minutat e tij të para, argjentiasi i dha një tjetër ritëm lojës së Juventus. Pikërish pas një kombinimi të tij me Ronaldo do të vinte goli i avantazhit për bardhezinjtë në minutën e 65-të.

Ky gol bën që Ronaldo të ketë shënuar në 10 ndeshje rradhazi në Serie A dhe e coi totalin e golave të shënuar prej tij në këtë kompeticion në 20. Megjithatë shkëlqimi i portugezit nuk mjaftoi këtë herë. 

Verona ruajti ritmin e lartë dhe arriti të përmbysë shifrat. Në fillim ishte Borini në minutën e 76-të që barazoi rezultatin pas një konfuzioni të bardhezinjve në hyrje të zonës. Më pas në të 86-tën Pazzini do të kthente në gol një penallti të akorduar pas prekjes me dorë të Bonucci.

Kjo humbje e Juventus i vendos bardhezinjtë nën presion, por mbi të gjitha tregon se këtë sezon ata janë të ndëshkueshëm. Mbrojtja ka qenë pika më e fortë nën drejtimin e Allegri, por aktualisht duket se ka dicka që nuk shkon. Sezoni poi drejtohet fazës më delikate dhe Sarri ende nuk ka arritur të nxjerrë më të mirën nga skuadra e tij.

Ronaldo është në një formë mjaft të mirë duke marrë pjesë në 22 nga 44 golat e Juventus  në Serie A, 20 të shënuar dhe 2 asist. Por skuadra duhet të mësojë të mos varet totalisht prej tij dhe mbi të gjitha të mbrojnë rezultatin në momentet e rëndësishme, dicka që në të shkuarën e kanë bërë mjaft mirë.   

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll