Connect with us

Futboll

Stefano Pioli: Ibrahimovic gati kundër Inter

Ibrahimovic

Sulmuesi veteran i skuadrës së Milan, Zlatan Ibrahimovic pritet të jetë gati për super-përballjen e së dielës mes skuadrës së tij dhe Inter.

38 vjeçari humbi takimin e javës së shkuar mes Milan dhe Hellas Verona për shkak të një gjendjeje gripale. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Gjithsesi lajmi pozitiv është se Ibrahimovic duket së është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për ekipin e tij në derbin e Madoninës. Lajmi është bërë i ditur nga vet trajneri i italianëve Stefano Pioli:

“Sot Zlatan është stërvitur me skuadrën. Gjatë këtyre ditëve ai është trajnuar në mënyrë individuale. Besoj se do të jetë i gatshëm kundër Inter.”

Pavarësisht se Milan qëndron në vendin e 9-të në Serie A, 19 pikë prapa rivalëve të Inter, ata janë të pamposhtur që prej ardhjes në skuadër të Zlatan Ibrahimovic muajin e shkuar. Trajneri Pioli gjithashtu mendon se suedezi do të jetë kyç në përballjen e së dielës:

“Kur të zbresim në fushë të gjithë duhet të kemi fytyrën e Ibrahimovic. Duhet të tregojmë vendosmëri dhe të japim maksimumin e potencialit tonë. Do të luajmë ndaj një skuadre e cila po bën disa kohë që nuk ka humbur. Inter ka luajtur shumë më mirë se ne në pjesën e parë të sezonit. Por ne do të mundohemi që të rifitojmë terrenin e humbur dhe të luajmë mirë në këtë derbi.”

Trajneri i kuqezinjëve foli dhe për rëndësinë e veçantë të kësaj ndeshjeje:

“Ne përgatitemi për çdo lojë me qëllimin për ta fituar atë. Por ka disa ndeshje që meritojnë më shumë vëmendje se të tjerat. Derbit janë përballje që duhen fituar!”

Ndërkohë te kampi i Inter, sulmuesi Lautaro Martinez nuk do të jetë i gatshëm për shkak pezullimi. Gjithsesi skuadra e Contes do të ketë gati të dielën prurjet e reja të janarit, Ashley Young, Victor Moses dhe Christian Eriksen.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll