Connect with us

Futboll

Real Madrid dhe Barcelona eleminohen nga Copa del Rey

copa del rey

Këtë sezon Copa del Rey pësoi një ndryshim formati sipas të cilit ndeshjet deri para fazës gjysëm-finale do të luheshin vetëm me një takim. Kjo risi pritej të sillte surpriza dhe të ofronte më shumë mundësi kualifikimi për skuadrat e vogla. Megjithatë rezultati ka qenë më befasues sec pritej.

Pas kualifikimit të Mirandes dhe Granada respektivisht ndaj Villareal dhe Valencia, ishte rradha e gjigantëve për të zbritur në fushë. Real Madrid do të përballej me Real Sociedad ndërsa Barcelona me Athletic Bilbao. Në fund të këtyre ndeshjeve, rezultatet kanë qenë të kundërta me ato që priteshin. Skuadrat e kualifikuara janë Real Sociedad dhe Athletic Bilbao.

Real Madrid vs Real Sociedad

Zidane hodhi në fushë një formacion me shumë ndryshime në raport me ndeshjet e shkuara. Në fushë u hodhën disa prej lojtarëve që kanë luajtur pak minuta këtë sezon si Nacho, Militao dhe Brahim Diaz. Gjithashtu në formacion u aktivizuan edhe Marcelo dhe James Rodriguez që vinin nga dëmtime dhe nuk ishin në formën e tyre më të mirë.

Kjo mund të shihej si një formë besimi që trajneri francez kishte tek lojtarët e tij, por ndaj një kundërshtari të vështirë si Sociedad, rezultoi një vendim i nxituar. Sociedad dominoi fazën e hershme të ndeshjes dhe në minutën e 22-të arritën të shënonin.

Autori i golit ishte futbollisti i huazuar nga Real Madrid, Martin Odegaard. Pas kësaj madrilenët u përpoqën të riktheheshin në ndeshje, por pa arritur të barazonin, dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Pjesa e dytë do të shndërrohej shpejt në një festival golash. Isak shënoi 2 herë për Sociedad, para se Marcelo të shkurtonte diferencat në 1-3. Kur pritej që të vijonte rikthimi i madrilenëve, Merino e coi rezultatin në 1-4, gol që në fund do të rezultonte deciziv.

Në 20 minutat e fundit Real Madrid kontrolloi lojën dhe arriti të shënontte dy herë me Rodrigo dhe Nacho, por kjo ishte pamjaftueshme. Sociedad kualifikohet më tej, ndërsa skuadra e Zidane rikthehet me këmbë në tokë pas ecurisë mjaft të mirë që ka pasur muajt e fundit.

Atheltic Bilbao vs Barcelona

Problemet gjatë kësaj jave tek Barcelona duket se kanë pasur një efekt të padëshiruar tek lojtarët. Katalanasit u dukën mjaft nervozë në fushë gjatë kësaj ndeshje, pa arritur të nxjerrin më të mirën e tyre.

Disa momente të rrezikshme të Fati dhe Messi nuk qenë të mjaftueshme për të shënuar gjatë pjesës së parë ndaj një Bilbao të vendosur mirë në fushë. E njëjta histori vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Barcelona zotëroi topin për pjesën më të madhe të kohës, por rastet nuk u konkretizuan me gol. 

Kur ndeshja po i drejtohej fundit, Bilbao arriti të shënonte golin e fitores. Pas një krosimi nga krahu i djathtë i sulmit të baskëve, Busquets devijon topin që më pa përfundon në rrjetë. Barcelona pëson kështu të njëjtin fat me Real Madrid, eleminimin nga Copa Del Rey

Këto ndeshje mund tu shërbejnë skuadrave për të nxjerrë mësime të rëndësishme, para fillimit të një kompeticioni edhe më të vështirë. Champions League starton këtë muaj, madrilenët do të përballen me Manchester City ndërsa katalanasit me Napoli. 

Nëse paraqitjet e tyre në Copa del Rey mund të përdoren si referencë, të dyja skuadrat do të duhet të përmirësojnë shpejt disa aspekte të rëndësishme të lojës, përndryshe mund ta shohin veten jashtë një tjetër kompeticioni të rëndësishëm.  

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll