Connect with us

Futboll

Real Madrid merr kryesimin e La Liga

real madrid la liga

Humbja e Barcelona ndaj Valencias i dha një mundësi Real Madrid për të marr kryesimin e La Liga. Përparja ndeshjes ndaj Valladolid madrilenët ishin në kuota të barabarta pikësh me rivalët e përjetshëm, ndaj një fitore do të bënte që ata të shkëputeshin me tre pikë më shumë në krye të tabelës së klasifikimit.

Zidane e nisi ndeshjen me shumë ndryshime në krahasim me formacionin e përdorur ndaj Sevilla. Në repartin e mbrojtjes, Raphael Varane ishte i vetmi i mbijetuar i ndryshimeve të kryera prej trajnerit francez. Përkrah tij u vendos kapiteni Sergio Ramos, ndërsa nga krahët Mendy dhe Nacho i cili zëvendësoi të pezulluarin Carvajal.

Në mesfushë ndodheshin të zakonshmit Casemiro, Kroos dhe Modric ndërsa në sulm, mungesat e Hazard dhe Bale bën që Zidane të hidhte në fushë Isco dhe Rodrigo në mbështetje të Benzema.

Pjesa e parë u karakterizua nga mbajtja e topit nga madrilenët, por pa arritur të krijojnë shumë shanse. Edhe në të dytën skuadra e Zidane vazhdoi me të njëjtin parim duke e rritur edhe më shumë përqindjen e mbajtjes së topit, por pa arritur të shfrytëzonte rastet e krijuara.

Kjo situatë vazhdoi deri në minutën e 78, kur pas një krosimi të Toni Kroos, Nacho arriti të kërcente më lart se të tjerët dhe goditja me kokë e tij përfundoi në rrjetë. Real Madrid mori kështu avantazhin në një ndeshje të komplikuar dhe arriti ta mbante atë deri në fundin e takimit.

Kjo fitore minimale 1-0 vlen shumë për madrilenët. Tashmë ata ndodhen të vetëm në krye të La Liga për herë të parë që prej muajit Tetor. Skuadra e Zidane nuk është duke u dalluar për lojë spektakolare, por po tregon që di të fitojë edhe duke vuajtur. 

Një tjetër fakt interesant është numri i golave të pësuar nga madrilenët këtë sezon. Vetëm 13 të tillë në 21 ndeshje të luajtura në La Liga, shifër që i bën të jenë skuadra me mbrojtjen më të mirë deri tani në kampionatin spanjoll. 

Zidane duket se ka arritur të shndërrojë ekipin e disorientuar të sezonit të shkuar në një ekip pragmatik. Deri tani rezultatet janë të mira dhe nëse Real Madrid arrin të triumfojë në La Liga këtë sezon, merita padiskutim do të jetë e tija.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Real Madrid dhe Barcelona eleminohen nga Copa del Rey - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll