Connect with us

Futboll

Christian Eriksen, Inter shumë pranë zyrtarizimit

Christian Eriksen

Klubi i Inter shpreson të kompletojë transferimin e Christian Eriksen nga Tottenham këtë të hënë. E ardhmja e mesfushorit danez ka qënë e paqartë që prej fundit të sezonit të kaluar.

Në atë kohë ishte vet  Eriksen i cili deklaroi se ishte gati për një aventurë të re, jashtë kampionatit anglez. Dhe mesa duket dëshira e lojtarit më në fund do të bëhet realitet.

Eriksen filloi sezonin te Tottenham pasi tentativa për një transferim të mundshëm në Spanjë dështoi. 27 vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe Inter pritet të paguajë një shifër prej 17 milionë paundësh për kartonin e lojtarit. Kjo, pavarësisht formës disi të dobët të mesfushorit në ndeshjet e fundit.

Futbollisti danez nuk ishte pjesë e skuadrës në përballjen e së shtunës ndaj Southampton. Në qoftë se faza e fundit e këtij transferimi mbyllet me sukses, Christian Eriksen do të jetë lojtari i tretë nga “Premier League” që bëhet pjesë e skuadrës së Inter këtë merkato janari. Italianëve i është bashkuar dhe Ashley Young nga Manchester United si dhe Victor Moses nga Chelsea në formën e një huazimi.

Inter gjenden tashmë 3 pikë prapa Juventus në garën për titull në “Serie A”. Barazimet ndaj Atalanta dhe Lecce ishin një hap prapa për zikaltërit, dhe duket se Conte mund të ketë nevojë për opsione të reja në ekip, sidomos në repartin e mesfushës.

Giuseppe Marotta deklaroi mbi transferimin e Eriksen:

“Ju e dini se ne po negociojmë me Tottenham. Jam optimist dhe shpresoj që të konkludojmë në një marrëveshje sa më shpejt, duke qënë se dhe merkatoja mbyllet të premten.”

Mësohet se para pak ditësh ka qënë dhe Barcelona ajo që ka shprehur interesin për mesfushorin danez. Gjithsesi katalanasit nuk kanë bërë një ofertë konkrete. Në këto rrethana nuk ka më asnjë barrierë mes Christian Eriksen dhe skuadrës së Contes.

Burimi: Sky Sports

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll