Connect with us

Futboll

Frank Lampard: Arrizabalaga duhet të përmirësohet

Arrizabalaga

Trajneri i skuadrës së Chelsea, Frank Lampard ka bërë dhe njer të qartë se nuk synon të sjellë në “Stamford Bridge” një portier këtë merkato janari. Por, Lampard ka pranuar se Kepa Arrizabalaga duhet të përmirësohet dhe të rregullojë gabimet e ndeshjeve të fundit.

Portieri spanjoll është kritikuar mjaft ashpër nga mediat për golat e pësuar në ndeshjet ndaj Newcastle dhe Arsenal. I pyetur rreth kësaj çështjeje trajneri i “bluve të Londrës” ka deklaruar për BBC Sport:

“Nuk po kërkojmë për një portier. Jam i vetdijshëm për kritikat ndaj Arrizabalaga por nuk ndikohem nga ato. Kepa e di se ka bërë gabime që na kanë kushtuar gola. Kështu është natyra e lojës dhe ai duhet të përmirësohet.”

Në përballjen e së shtunës kundër Hull City,titullar në portë për skuadrën e Chelsea ishte portieri argjentinas Willy Caballero. Djemtë e Lampard arritën të rrëmbenin fitoren në shifrat 2-1.

Trajneri i londinezëve foli dhe për gjendjen e Tammy Abraham, pas dëmtimit që lojtari pësoi në ndeshjen me Arsenal:

“Lajmi i mirë për Tammy është se fatmirësisht nuk ka pësuar një frakturë. Por, nuk është ende në gjendje optimale për tu aktivizuar. Nuk e di me siguri nëse do të jetë gati për përballjen me Leicester apo jo.”

Dëmtimi i Abraham risolli dhe një herë në vëmendje problemet e repartit ofensiv te Chelsea. Shumë raste për shënim të krijuara, por shumë pak të konvertuara në gol. Trajneri Lampard u shpreh:

“Ndeshjet e fundit kanë treguar se po krijojmë shumë raste për shënim por nuk po shënojmë dot. Ky është një problem dhe sigurisht që lidhet dhe me Abraham. Duke qënë se Tammy është burimi ynë kryesor i golave jemi në vështirësi. Sa për Olivier Giroud situata është e njejtë. Ai është ende lojtari jonë. Nëse arrihet një marrëveshje me një klub tjetër do t’ju njoftojmë.”

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Chelsea pranë zyrtarizimit me Hakim Ziyech - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll