Connect with us

Bundesliga

Starti fantastik i Haaland tek Dortmund

haaland

Sulmuesi i ri i Borussia Dortmund, Erling Haaland, e ka nisur me një rekord karrierën me klubin e ri. Haaland u bë futbollisti i parë që shënon 5 gola në 2 ndeshjet e tij të para në Bundesliga.

Ajo që e bën edhe më impresive rekordin e 19-vjecarit është fakti që në të dyja ndeshjet ai është aktivizuar nga stoli dhe ka luajtur në total vetëm 57 minuta.

Debutimi i tij me Dortmund ishte në sfidën e Budesliga ndaj Augsburg. Sulmuesi u aktivizua 34 minuta dhe arriti të shënonte 3 herë duke ndihmuar skuadrën të përmbyste rezultatin e ndeshjes.

Më pas ndaj Koln, sërish hyri në fushë nga stoli në pjesën e dytë dhe kontribuoi me 2 gola në fitoren e thellë 5-1 të Dortmund.

Haaland ka qenë në një formë të jashtëzakonshme edhe më parë këtë sezon. Ai kishte shënuar 16 gola në kampionat për Salzburg dhe 8 të tjerë në Champions League, shifra vërtet të pabesueshme për një 19-vjecar.

Interesi për të ishte i madh nga shumë klube europiane duke përfshirë edhe emra si Manchester United dhe Juventus. Në fund ishte Dortmund që arriti ta bindë sulmuesin, sic kanë bërë shpesh edhe me lojtarë të tjerë të rinj dhe duket se investimi tek Haaland po nis ti shpërblejë menjëherë.

Aktualisht Dortmund ndodhet në kuotën e 36 pikëve në Bundesliga, 4 më pak  se kryesuesit e Leipzig të cilët kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur. Diferenca nuk është shumë e madhe dhe nëse verdhezinjtë vazhdojnë me ritmin e ndeshjeve të fundit, mund të shndërrohen në pretendentë seriozë për titullin.

Sigurisht, përvec Leipzig, rekordmenët e Bayern Munich janë si përherë në garë, por tek Dortmund kanë mjaftueshëm arsye për të qenë pozitivë. Skuadra ka në përbërje të saj lojtarë mjaft të talentuar.

Sulmi duket më i frikshëm se kurrë sidomos me formën e treguar nga Haaland. Fansat e Dortmund kanë të drejtë të ëndërrojnë.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Bundesliga