Connect with us

Futboll

Rikthimi i Chelsea në merkato, cilët janë objektivat e Bluve të Londrës?

chelsea

Chelsea tashmë është në gjendje të kryejë transferime lojtarësh duke filluar që nga kjo merkato Janari. Ky ishte vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) duke hequr kështu dënimin e FIFA dhe duke i dhënë londinezëve mudësinë për të përforcuar skuadrën.

Deri tani trajneri Frank Lampard ka arritur të nxjerrë më të mirën e mundshme nga grupi i lojtarëve që ka pasur në dispozicion. Këtë e arriti duke integruar në skuadër disa futbollistë me moshë të re, të cilët i janë përgjigjur mjaft mirë mundësisë që ju është dhënë.

Megjithatë skuadra ka mangësi në disa pozicione momentalisht. Tek një skuadër me objektiva madhorë dhe potencialin financiar që Chelsea ka në dispozicion, këto mungesa zgjidhen me afrimin e futbollistëve cilësorë, shpesh duke shpenzuar shifra rekord.

Le të shohim disa prej objektivave të mundshëm që skuadra e Frank Lampard do të përpiqet ti afrojë.

Jadon Sancho

Sancho është padyshim në krye të listës së dëshirave të Chelsea dhe Blutë janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 70 milionë pound për shërbimet e tij. Afërsia e sulmuesit të Dortmund me disa prej lojtarëve të rinj anglezë të Chelsea si Abrahham dhe Hudson-Odoi, mund të shërbejë si një avantazh që Blutë do të kenë në raport me klubet rivale.

Për Chelsea do të ishte ideale që Sancho të transferohej që në Janar, por kjo duket e vështirë pasi padyshim që Dortmund nuk dëshiron të humbasë një prej futbollistë kryesorë në mes të sezonit aktual.

Werner ose Cavani

Werner është një opsion mjaft i pëlqyer nga drejtuesit e Bluve, por situata e tij është disi komplekse. Edhe pse sulmuesi gjerman duket i hapur ndaj idesë për tu larguar nga Leipzig, ai preferon të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas përfundimit të Euro 2020.

Në këto kushte Chelsea e ka kthyer vështrimin tek një tjetër sulmues, Edinson Cavani. Cavani nuk është duke kaluar një moment të mirë tek PSG dhe nuk është në zgjidhje afatgjatë si Werner.

Megjithatë uruguajani ka qenë prej vitesh një prej bomberave më të mirë në Europë. Për shërbimet e Cavani, Chelsea do ti duhet të duelojë me Atletico Madrid, të cilët prej kohësh përfliten si kandidatë seriozë për tu bërë klubi i rradhës i sulmuesit.

Wilfried Zaha

Në ndryshim nga emrat e sipërpërmendur, Zaha është në futbollist që aktivizohet aktualisht në Premier League tek Crystal Palace. Këta të fundit janë treguar shpeshherë mjaft të vendosur për ta mbajtur lojtarin sa herë që klubet e mëdha të Premier League janë interesuar.

Duke kërkuar 80 milinë pound për Zaha, ata kanë zbehur interesimin e klubeve të tjera, që kanë qenë skeptikë për të shpenzuar atë shifër për një futbollist që ende nuk e ka provuar veten në një klub të madh. Por nëse opsioni Sancho dështon, Zaha mund të kthehet në një objektiv real të Chelsea dhe Frank Lampard mund të jetë  gatshëm të shpenzojë shifrën e kërkuar nga Crystal Palace.

Chelsea është një prej klubeve që ka shpenzuar më shumë në merkato në shekullin XXI. Që kur Roman Abramovich mori drejtimin e Bluve të Londrës, strategjia e klubit ka qenë gjithmonë afrimi i lojtarëve cilësorë duke e kërkuar suksesin sa më shpejt.

Nëse skuadrës aktuale të Lampard u shtohen emra si Sancho, Werner, Cavani apo Zaha, sezonin e ardhshëm të Premier League, Chelsea mund të pretendojë më shumë se kualifikimi në Champions League.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll