Connect with us

Futboll

Mane dëmtohet, Jurgen Klopp kryqëzon gishtat

mane

Sulmuesi senegalez i Liverpool, Sadio Mane, u detyrua të linte fushën e lojës në përballjen e “The Reds” me Wolverhampton Wanderers.  Lojtari pësoi një tërheqje në minutën e 33’ të sfidës.

Pavarësisht kësaj, Liverpool ia doli të fitonte një tjetër ndeshje, me rezultatin  2-1. Djemtë e Klopp forcojnë kështu pozitat e tyre duke u shkëputur plot 16 pikë në krye të tabelës.

Por, tashmë e gjithë vëmendja është te gjendja e Mane. Të gjithë e dine rëndësinë e madhe që senegalezi ka në “Anfield”. Sidomos në këtë periudhë kyç, kur për pak pritet të fillojnë dhe përballjet direkte në arenën europiane. 

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp u mundua të qetësonte disi tifozët dhe gazetarët pas ndeshjes:

“Mane pësoi një tërheqje muskulore. Nuk është diçka e rëndë. Mendoj se mund t’i ndodhë kujtdo, sidomos në këtë pike të sezonit. Në këto momente besoj se Mane është në skaner. Le të kryqëzojmë gishtat.”

Në përballjen e rradhës djemtë e Klopp do të sfidojnë Shrewsbury Town, një ekip relativisht amator në krahasim me Liverpool. Ndeshja është e vlefshme për FA Cup dhe me shumë mundësi, edhe në qoftë se nuk do të ishte dëmtuar, Sadio Mane do të lihej jashtë fushës së blertë për të rikuperuar energjitë.

Vet Klopp pranoi se në përballjet e ardhshme do të eksperimentojë me formacionin. Kjo për t’i dhënë mundësi dhe lojtarëve të rinj që të frocojnë pozitat e tyre në ekip.

Dëmtimi i Sadio Mane nuk është shqetësimi i vetëm për sa i përket gjendjës fizike të lojtarëve në kampin e Liverpool. Xherdan Shaqiri dhe James Milner janë ende të padisponueshëm për teknikun gjerman.

Ndërkohë gjendja duket më e mirë për Naby Keita, i cili është përfshirë në stërvitjen e fundit të skuadrës. Një tjetër lajm pozitiv është dhe ai për Dejan Lovren, me Klopp që ka konfirmuar se mbrojtësi po stërvitet rregullisht me ekipin.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Jurgen Klopp: Marshi i Liverpool drejt titullit kampion i jashtëzakonshëm - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll