Connect with us

Futboll

Jurgen Klopp: Marshi i Liverpool drejt titullit kampion i jashtëzakonshëm

liverpool

Jurgen Klopp e ka konsideruar “të jashtëzakonshëm” marshin e skuadrës së tij, drejt titullit të parë kampion në “Premier League” në 30 vjet. Trajneri i “The Reds” foli për mediat pas fitores së rradhës që Liverpool arriti ndaj Norwich. Djemtë e Klopp fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 falë golit të Sadio Mane vetëm 12 minuta para fundit të takimit.

Jurgen Klopp pas ndeshjes foli mbi ecurinë e skuadrës së tij:

“Diferenca është kaq e madhe, është një çmenduri. E kam të vështirë ta kuptoj. Nuk më ka ndodhur asnjëherë në karrierën time, është e jashtëzakonshme por dhe e vështirë për tu arritur.

Pas ndeshjes shkoj në dhomat e zhveshjes dhe diskutoj me lojtarët. Dhe në fund gjithmonë i uroj për fitoren e rradhës. Është fantastike.”

Për sa i përket kronikës së ndeshjes, Liverpool pati shanse të shumta gjatë pjesës së parë por 45 minutëshi i parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në të dytën djemtë e Klopp shtuan dukshëm presionin në fushë.

Rezultati do të ishte zhbllokuar më herët, në qoftë se portieri i Norwich, Tim Krul, nuk do të reagonte në mënyrë të shkëlqyer ndaj goditjeve të Mohamed Salah dhe Naby Keita.

Deçiziv për “Të Kuqtë” do të rezultonte Sadio Mane, i cili hyri në fushë si zëvëndësues për të shënuar golin e fitores.

Jurgen Klopp ka shtuar:

“Mund ta dalloja në fytyrën e lojtarëve se nuk ishin nervozë, dhe përpara se të shënonim. Në qoftë se dikush do të fuste topin në rrjetë do të ishim ne. Gjithashtu u mbrojtëm mjaft mirë ndaj kundërsulmeve. Gjithçka falë këtyre lojtarëve të mrekullueshëm.”

Tani që dihet se Liverpool do të jenë kampionët e këtij viti në ishull, djemtë e Klopp do të mundohen të ruajnë titullin kampion dhe në “Champions League”. Përballë tyre qëndron Atletico Madrid, një kundërshtar i denjë për të testuar limitet e skuadrës së Klopp.

Mbetet të presim për të parë nëse çmenduria e rezultateve pozitive të Liverpool, do të ndalet këtë vit.

Burimi: BBC Sport

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll