Connect with us

Futboll

Dënimi nga UEFA: Guardiola nuk dëshiron të largohet nga Man.City

pep guardiola

Pep Guardiola u ka komunikuar miqëve të tij se nuk dëshiron të largohet nga Manchester City, pavarësisht zhvillimeve të fundit. UEFA ka dënuar ashpër “qytetarët” duke i ndaluar ata të marrin pjesë në kompeticionet europiane, pra “Champions League” për dy sezone. 

Në qoftë se dënimi i UEFA nuk do të rrëzohet nëpërmjet një apelimi të anglezëve, skuadra e drejtuar nga spanjolli nuk do të mund të luajë në arenën europiane deri në vitin 2022.

Kontrata e trajnerit skadon në vitin 2021 dhe nga ajo që mësohet, Pep do të qëndrojë i përkushtuar ndaj klubit të tij deri në fund. Këtë gjë nuk e ka pranuar ai vet, por pritet një prononcim i spanjollit për mediat në ditët në vijim.

Moment kyç do të jetë dhe paraqitja e Manchester City në sezonin aktual të “Champions League”. Djemtë e Guardiolës janë ende në lojë dhe përballë tyre kanë gjigandët spanjollë të “Real Madrid”.

Skuadra e Zidane do të jetë padyshim një kundërshtar tejet i vështirë për tu kaluar, por City tashmë duhet të bëjë më të mirën.

Një fitore e mundshme e kompeticionit nga ana e skuadrës së Guardiolës këtë vit mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve përsa i përket dënimit nga UEFA.

Kujtojmë se prej disa sezonesh, objektivi kryesor i “qytetarëve” është bërë “Champions League”, pas fitoreve të disa kampionateve të njëpasnjëshme. Pra në qoftë se Pep Guardiola arrin të ngrejë lart trofeun prestigjoz, largimi i tij është mëse i justifikuar. 

Guardiola u ka komunikuar miqëve të tij dëshirën e mirë për të respektuar kontratën me City-n, por ajo që mund t’i komplikojë gjërat është interesimi i klubeve “big” në arenën europiane për spanjollin. Një situatë e tillë nuk kishte sesi të mos tërhiqte vëmendjen e ekipeve si Juventus,që do të donin me ngulm trajnerin në ekipin e tyre.

Detyra më e vështirë u takon drejtuesëve të Manchester City, të cilët duhet të bëjnë çmos që t’ia bëjnë qëndrimin më të lehtë Pep Guardiolës, në këtë periudhë mjaft të vështirë për klubin.

Burimi: BBC Sport

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll