Connect with us

Futboll

Mourinho flet për dëmtimin e Son

Mourinho son

Kane i dëmtuar, dhe tani edhe Son! Ky lajm i hidhur vjen për Tottenham dhe Mourinho në pikën më kritike të sezonit. Spurs sapo janë afruar në -1 nga Chelsea i vendit të 4-t në Premier League dhe do të rininsin aventurën në Champions League, por Mourinho do të ketë pak alternativa për sulmin e skuadrës dhe arritja e objektivave bëhet mjaft e ndërlikuar.

Klubi londinez njoftoi ditën e martë se Son do të operohej dhe më pas do të niste fazën e riaftësimit. Për këtë shkak, futbollisti do të mungojë  për disa javë.

Ky dëmtim i Son bëhet edhe më problematik për shkak se edhe sulmuesi tjetër i Tottenham, Harry Kane, do të qëndrojë jashtë fushës deri në muajin prill.

Në këto kushte, Mourinho nuk ka asnjë sulmues qendre në skuadër përvec të riut Parrot, i cili nuk ka eksperiencën e duhur për të udhëhequr sulmin e skuadrës në këtë fazë të rëndësishme të sezonit.

Ky fakt duket se e ka shqetësuar shumë trajnerin portugez i cili u pyet për këtë cështje në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Leipzig.

“Son do të na mungojë. Klubi publikoi një deklaratë të kujdesshme, por unë do ta kisha shkruar ndryshe. Unë nuk pres që ai të luajë sërish këtë sezon.”

“Situata nuk mund të ishte më keq. Kjo është e qartë dhe ska agjë që mund të bëjmë. Do të luajmë me lojtarët që kemi. Deri tani isha i shqetësuar se nuk kisha opsione sulmi në stol, tani nuk do të kem asnjë opsion as në fushë.”

“Pa sulmues, pa merkato, asnjë zgjidhje. E vetmja ndihmë që mund të na vijë është ajo e tifozëve. Fansave të Tottenham u kërkoj të na mbështesin, është e vetmja gjë që kërkoj, sepse lojtarëve nuk mund tu kërkoj më shumë se cpo japin.”

Situata e sulmit të Tottenham është vërtet kritike dhe në fjalët e Mourinho dukej qartë dëshpërimi për këtë situatë, por trajneri portugez tha gjithashtu se nuk do të dorëzohet.

Cila do të jetë zgjidhja e tij mbetet për tu parë. Skuadra duhet të adaptohet shpejt me situatën, në të kundërtën mund ta gjejnë veten jashtë objektivave të rëndësishme.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll