Connect with us

Champions League

Champions League: Thyhet Liverpool, Dortmund mposht PSG

thyhet liverpool

Emocionet e “Champions League” janë rikthyer këtë të martë me përballjet direkte Atletico Madrid-Liverpool dhe Borussia Dortmund-Paris Saint-Germain. 

Kampionët në fuqi, Liverpool, janë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 nga djemtë e Simeones. Ndërsa në Gjermani, super talenti Erling Haaland vazhdon të mahnisë. Ishte pikërisht 19 vjeçari i cili me dygolëshin e tij i dhuroi fitoren Dortmund përballë parizienëve të PSG. Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të gjermanëve.

Përsa i përket përballjes Dortmund-PSG, pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura. Në minutën e 69’, Erling Haaland zhbllokoi shifrat duke kaluar në avantazh të zotët e shtëpisë. Por, vetëm 6 minuta më vonë, Neymar do të barazonte shifrat për parizienët. Ylli brazilian e kishte mjaft të lehtë të shtynte në rrjetë topin e dhënë nga Mbappe.

Në minutën e 77’ do të vinte dhe momenti kyç i takimit, ku Erling Haaland, me një super predhë në hyrje të zonës do të kalonte përsëri në avantazh Dortmund. Shifrat nuk do të ndryshonin deri në fund dhe mbyllet kështu akti i parë i përballjes Borussia Dortmund-PSG.

Nga ana tjetër Liverpooli kampion është dorëzuar në Madrid përballë Atleticos. Në Wanda Metropolitano heroi i të zotëve të shtëpisë ishte Saul Niguez. Futbollisti zhbllokoi shifrat që në minutën e 4’ me një gol të shpejtë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit pavarësisht dominimit të zotërimit të topit nga ana e anglezëve.

Mund të thuhet se Liverpool u përball me një skuadër të ndërtuar pikërisht si ata vet. Një Atletico që ushtroi presion te kundërshtari duke i dhënë vetëm dy shanse të pastra për shënim. Raste këto që nuk u shfrytëzuan nga djemtë e Klopp.

Atletico bëri një performance tipike alla Simeone që rezultoi më efektivja në fund të takimit. Liverpool ka padyshim mundësitë për të përmbysur rezultatin në “Anfield”, por spanjollët e Atleticos janë vënë në të tilla situata në të kaluarën dhe ia kanë dalë me sukses.

Mbetet të shohim se çdo të ofrojë akti i dytë i këtyre përballjeve në “UEFA Champions League”.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

More in Champions League