Connect with us

Champions League

Atalanta shkatëron Valencian, Leipzig triumfon ndaj Tottenham

atalanta

Champions League” ka rezervuar si gjithmonë dy sfida të tjera të mbushura plot emocione këtë të mërkurë. Italianët e Atalantës kanë bërë një super paraqitje duke mundur Valencian me rezultatin e thellë 4-1. Ndërkaq në sifdën tjetër mes Tottenham Hotspur dhe Leipzig, djemtë e Jose Mourinho janë mundur në shtëpi me rezultatin minimal 1-0.

Për sa i përket takimit Atalanta-Valencia mund të thuhet se italianët zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer. Ata kaluan në avantazh që në minutën e 16’ me Hans Hateboer.

Portieri i Valencias Jaume Domenech zgjati dorën por e kishte të pamundur të ndalonte topin të hynte në rrjetë. Në fund të pjesës së dytë, në minutën e 42’, Josip Ilicic dyfishoi shifrat për Atalantën, duke i çuar italianët në dhomat e zhveshjes në avantazh të dyfishtë.

Në pjesën e dytë spanjollët e Valencias kishin rastet e tyre për shënim, por nuk arritën të konkretizonin në gol. Gje kjo që i dha mundësinë  italianëve të shënonin përsëri.

Në minutën e 57’ Remo Freuler i çoi shifrat 3-0 në favor të djemëve të Gian Piero Gasperinit, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë, në të 62’, Atalanta gjeti dhe golin e katërt me Hans Hateboer. 

Kundërpërgjigjja e Valencias erdhi në minutën e 66’, kur Denis Cheryshev shënoi për spanjollët. Një gol në fushë kundërshtare, por që vlen shumë pak duke marrë parasysh rezultatin.

Në takimin tjetër, atë mes Tottenham Hotspur dhe Leipzig loja ishte shumë më e ekuilibruar. Skuadra e Jose Mourinhos u mundua të bënte më të mirën duke marrë parasysh mungesat kritike në repartin ofensiv.

Por mungoi goli! Episodi kyç i takimit ishte penalltia që gjyqtari akordoi në favor të Leipzig në minutën e 58’.

Bomberi Timo Werner nuk kishte sesi të gabonte nga pika e bardhë dhe gjermanët triumfojnë në transfertë 1-0. Mbyllet kështu pa shumë histori akti i parë i kësaj përplasje anglo-gjermane.

Pavarësisht humbjes, për Tottenham asgjë nuk ka mbaruar. Rezultati i ngushtë lë çdo gjë të hapur për takimin e dytë dhe kualifikimi është mëse i arritshëm.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Champions League