Connect with us

Futboll

Ronaldo: Mbappe është e tashmja dhe e ardhmja

mbappe

Mbappe tashmë e ka konfirmuar veten si një prej futbollistëve më të mirë në botë. Talenti i tij ishte i qartë që në sezonin 2016/17 me Monaco, por që  atëherë ai ka evoluar edhe më tej duke u shndërruar në një prej sulmuesve më kërcënues të futbollit europian.

Edhe pse vetëm 21-vjec, francezit nuk i mungojnë trofetë. Mbappe ka fituar tre herë Ligue 1 dhe trofe të tjerë vendas me PSG  dhe Monaco, por suksesi më i madh është padyshim fitimi i Kupës së Botës 2018 me Francën, kompeticion në të cilin ai ishte padyshim një prej protagonistëve kryesorë.

Të gjithë presin shumë nga Mbappe në vazhdimin e karrierës së tij. I të njëjtit mendim duket se është edhe Cristiano Ronaldo. Në një deklaratë për Marca ai u shpreh:

“Mbappe është e tashmja dhe e ardhmja. Është një futbollist fantastik, shumë i shpejtë, dhe me të ardhme.”

Cit nga: Ronaldo

Padyshim që këto fjalë të Ronaldo kanë për ti pëlqyer Mbappe, i cili jo shumë kohë më parë deklaroi se frymëzohet nga karriera e portugezit.

“”Është vonë për mua për të patur një karrierë si e Messit, për ta bërë atë gjë duhet të kisha qëndruar tek Monaco.”

“Padashur ti heq asgjë Messit, më duhet të them se inspirohem nga karriera e Cristiano.”

“Kur je francez, normalisht që rritesh me Zidane si idhull. Përvec tij është Cristiano, ndaj të cilit kam pasur fatin të luaj në nivel klubesh dhe me kombëtaren.”

Mbappe është duke bërë një tjetër sezon mjaft të mirë me PSG. Në 29 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet ka regjistruar 24 gola dhe 16 asist. Padyshim objektivi madhor i PSG dhe vetë lojtarit është trofeu i Champions League.

Triumfi në këtë kompeticion do ta bënte Mbappe një prej pretendentëve kryesorë për Topin e Artë të rradhës që do ta konfirmonte si një prej pasardhësve të epokës Ronaldo-Messi.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll