Connect with us

Champions League

Skualifikohet Liverpool, PSG i jep leksion Dortmund

psg dortmund

Mbrëmja e së mërkurës ka rezervuar jo pak surpriza në sfidat e UEFA Champions League. Kampionët në fuqi të kompeticionit, Liverpooli i Jurgen Klopp, është eleminuar nga Atletico Madrid në Anfield. Ndërsa në krahun tjetër, PSG ka arritur të kualifikohet përballë Dortmund në ndeshjen e zhvilluar pa tifozë në Paris.

Në ndeshjen ku ishte përqëndruar dhe vëmendja kryesore, atë mes Liverpool dhe Atletico Madrid, “The Reds” e filluan mjaft mirë takimin. Pas një serie rastesh për djemtë e Klopp, Wijnaldum shënoi në minutën e 43’ duke kaluar kështu në avantazh Liverpool. Anfield shpërthen në entuziazëm dhe pjesa e parë mbyllet në shifrat 1-0.

Në të dytën, pavarësisht rasteve për shënim, asnjëra prej skuadrave nuk arriti të konkretizojë me gol. Rezultati i përgjithshëm është 1-1 dhe ekipet i drejtohen kohës shtesë.

Vetëm 4 minuta në kohën shtesë, Liverpool do të gjejë përsëri golin me anë të Roberto Firmino. Braziliani i jep skuadrës së tij avantazhin 2-0 dhe “Të Kuqtë” janë të kualifikuar nëse nuk pësojnë gol.

Por, ndeshja do të merrte një kthese krejt të papritur në “Anfield”, dhe kjo falë heroit të Atletico Madrid, Marcos Llorente. Djaloshi do të shënonte dy herë në portën e Liverpool, në minutën e 97’ dhe të 105’. Skuadra e Klopp në gjendje shoku nuk ka asnjë fuqi të reagojë dhe pëson dhe golin e tretë në minutën e 120’ me autor Alvaro Morata.

Rezultati i përgjithshëm 4-2 në favor të spanjollëve dhe kampionët në fuqi të Liverpool e gjejnë veten jashtë Champions League.

Në ndeshjen tjetër mes Paris Saint-Germain dhe Dortmund, parizienët arritën të kualifikoheshin duke mundur 2-0 gjermanët në një stadium të boshatisur.

Neymar zhbllokoi shifrat e takimit duke kaluar në avantazh PSG në minutën e 28’. Në fund të pjesës së parë Juan Bernat dyfishoi shifrat për francezët. Dortmund bëri shumë pak për të ndryshuar rrjedhën e lojës dhe rezultati ngeli i pandryshuar deri në fund të takimit.

Rezultati i përgjithshëm 3-2 në favor të parizienëve i kualifikon ata në fazën e ardhshme duke bërë të pavlefshëm fitoren e Dortmund në ndeshjen e parë.

Burimi: BBC Sport

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Champions League