Connect with us

Futboll

Maguire tregon objektivat e Manchester United

Harry Maguire

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire ka folur për objektivat që skuadra e tij dëshiron të arrijë në sezonin aktual. Red Devils janë duke kaluar një periudhë të mirë në Premier League, dicka që u duk qartë edhe në fitoren e arritur në derbin përballë Manchester City. Por sa mund të arrijë skuadra këtë sezon?

Maguire ka folur për tre objektiva kryesorë të United. Kapiteni shpreson që skuadra ta mbyllë Premier League brenda 4 vendeve të para, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions League. Gjithashtu ai pret që skuadra të luftojë deri në fund për fitimin e dy kompeticioneve të tjera, në të cilat është ende në garë, FA Cup dhe Europa League.

Forma e kohëve të fundit padyshim që u jep shpresë ambiecieve të Manchester United. Mbërritja e Bruno Fernandes gjatë merkatos së Janarit duket se ka pasur një ndikim pozitiv në lojën e skuadrës, dhe si rezultat United është në kushtet ku mund të luftojë për arritjen e objektivave të sipërpërmendur.

Në FA Cup Manchester United do të ketë përballë Norëich ndërsa në Europa League kundërshtari i tyre është LASK. I pyetur në MUTV, Maguire foli për mundësitë e skuadrës për sukses në Europë.

“Që kur ka nisur kompeticioni, trajneri na e ka bërë të qartë rëndësinë që ka.”

“Ne donim ta fitonim grupin dhe ia dolëm, donim të kualifikoheshim ndaj Brugge dhe ndaj e morëm secilën ndeshje me seriozitet maksimal.”

“Është një kompeticion i rëndësishëm dhe për më tepër është një rrugë që na con në Champions League, që është objektivi ynë.”

“Sigurisht kryesorja është arritja e vendit të katërt në Premier League. Por Europa League është një kompeticon që duam ta fitojmë, dhe FA Cup gjithashtu. Duam të luftojmë për këto kompeticione sa më gjatë të mundemi.”

Nëse Manchester United i arrin këto objektiva që përmend kapiteni Maguire, ky sezon do të ishtë mjaft i suksesshëm. Në letër gjithcka është e mundur. Mbetet vetëm që Red Devils të vazhdojnë të luajnë në nivelin e treguar në ndeshjet e fundit.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll