Connect with us

Futboll

Zidane: Jovic është e ardhmja e Real Madrid

luka jovic

Luka Jovic, qendërsulmuesi i rëndesishëm për këtë javë!

Këtë javë do të luhet Superkupa e Spanjës  me ciftet Valencia vs Real Madrid dhe Barcelona vs Atletico Madrid që do të përballen në gjysëmfinale. 

Real Madrid ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite me disa mungesa të rëndësishme. Trajnerit Zidane do ti duhet të bëjë pa Hazard, Benzema, Bale dhe sigurisht pa Asensio i cili vuan një dëmtim afatgjatë. Në këto kushte sulmi i madrilenëve do të mbetet në shpatullat e Vinicius, Rodrigo, por mbi të gjitha qendërsulmuesit  Luka Jovic.

Ish-lojtari i Frankfurt u transferua me bujë në merkaton e verës nga Los Blancos. Për kartonin e tij ishin në garë shumë ekipe, mes të cilave edhe Barcelona, por në fund ishin madrilenët që arritën marrëveshjen me të.

Megjithatë starti i Luka Jovic me fanellën e Real Madrid nuk ka qenë ai që pritej.  Sulmuesi është aktivizuar në 15 ndeshje gjithsej këtë sezon, thuajse përherë si zëvendësues dhe rezultatet e tij nuk kanë qenë pozitive.

Vetëm 1 gol është pak për një sulmues të Real Madrid, por Zidane duket se vazhdon të ketë besim të plotë tek futbollisti i tij. I pyetur në lidhje me opsionet e sulmit madrilen për ndeshjet e Superkupës ai deklaroi:

“Ndjesitë janë të mira, pavarësisht mungesave. Kemi një skuadër të madhe dhe futbollistët e tjerë janë gati të na përgigjen në fushë.”

“Jovic është një opsion i qartë. Ai është e ardhmja dhe duhet të qëndrojë i qetë.”

“Ai është një djalosh që dëshiron të mësojë shumë, gjithashtu mjaft cilësor. Ka për të shënuar shumë gola.”

Superkupa e Spanjës ka për të qenë një pikë kyce për progresin e Jovic tek Real Madrid. Me mungesën e Karim Benzema që ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, do ti takojë atij të udhëheqë sulmin e skuadrës.

Nëse Real Madrid  trimfon në Superkupë dhe Jovic arrin të bëhet protagonist, Los Blancos do të largohen nga Arabia Saudite me më shumë se thjesht trofeun.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Dënimi nga UEFA: Guardiola nuk dëshiron të largohet nga Man.City - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll