Connect with us

Futboll

Unai Emery: Neymar duhet të kthehet në Spanjë

emery

Ish-trajneri i PSG dhe Arsenal, Unai Emery mendon se Neymar duhet të kthehet në Spanjë, në mënyrë që të bëhet futbollisti më i mirë në botë.

Sipas spanjollit Emery, Neymar e ka të gjithë potencialin e duhur për tu shpallur “futbollisti më i mirë në botë”, por për të arritur këtë, ai duhet të rikthehet në Spanjë. Unai Emery është ende i mendimit se ekipet spanjolle dominojnë në arenën europiane. Sipas tij, PSG nuk është ekipi i duhur që talenti brazilian të përmbushë pritshmëritë e tij dhe të fansave.

Emery deklaroi për cadenaser.com:

“Ai është 27 vjeç dhe në konditat e duhura për të qënë lojtari më i mirë në botë. Do të dëshiroja që ai të rikthehej në Spanjë pasi lojtarët më të mirë, duhet të luajnë në skuadrat më të mira.

Dhe unë lashë Spanjën për PSG, por mendoj se Neymar duhet të rikthehet. Për mendimin tim kampionati më i fortë është ai anglez, por skuadrat më të mira ndodhen në Spanjë.”

Neymar la skuadrën e Barcelonës për t’iu bashkuar kampionëve të Francës, PSG në 2017-ën. Që prej atij momenti loja e brazilianit asnjëherë nuk ishte në nivelin e kërkuar prej tij. Kjo dhe për shkak të dëmtimeve të shpeshta përgjatë dy sezoneve në Paris.

Kur Neymar zbarkoi në Francë, mediat raportuan se një prej arsyeve të largimit të tij nga Barcelona ishte dhe dëshira për t’i shpëtuar “hijes” së Lionel Messit, si lider te katalanasit.

Gjithsesi gjërat duket se rrodhën shumë më ndryshe nga çishin parashikuar. Leo fitoi këtë vit “Topin e Artë” për herë të gjashtë në karrierën e tij. Ndërkohë që për Neymar, e ardhmja duket ende e paqartë.

Një lëvizje e yllit Brazilian  në merkaton e janarit është gati e pamundur, por gjërat mund të ndryshojnë në fund të sezonit. Kjo në varësi të ecurisë së PSG në “Champions League”. 

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll