Connect with us

Futboll

Gareth Bale nuk largohet në janar

bale

Jonathan Barnett, agjenti i Gareth Bale, ka bërë me dije se lojtari nuk do të largohet nga Real Madrid në janar. Barnett ka shkuar dhe më tej, duke thënë se dhe një largim në fund të sezonit ka shumë pak mundësi të ndodhë.

Kontrata e uellsianit me Real Madrid përfundon në 2022. Megjithëse lojtari u përfol për një transferim të mundshëm në Kinë në fillim të sezonit, duket se Bale do të vazhdojë të jetë pjesë e “galaktikëve”.

30 vjeçari gjithashtu u përfol për një rikthim të mundshëm te klubi i tij i mëparshëm, Tottenham Hotspur, por duket se agjenti i tij ka shuar zërat e merkatos.

“Bale nuk do të shkojë asgjëkundi”, ka thënë Jonathan Barnett. Kjo deklaratë duket se ka qetësuar shumë fansa madrilenë, pavarësisht tensioneve të kohëve të fundit mes tyre dhe uellsianit. Bale u “konfrontua” me suportuesit e Real Madrid pasi pozoi me një flamur ku shkruhej “Uellsi, golfi, Madridi, në këtë renditje”.

Ky ishte një mesazh i qartë se superstari i Real Madrid nuk po kalon ditët e tij më të mira në Spanjë. Por gjërat duket se po fillojnë të përmirësohen. Që prej transferimit të tij në “Bernabeu”, në vitin 2013, Bale ka fituar plot 4 herë trofeun e “Champions League” me “Los Blancos”.

Në dy prej finaleve, uellsiani ka qënë protagonist kryesor, ndërkohë, i ka dhuruar Real Madrid dhe “Copa del Rey”, me supergolin e shënuar ndaj Barcelonës në finale.

Madrilenët ndodhen në Arabinë Saudite, ku të dielën do të perballen me Atletico Madrid në finalen e Superkupës së Spanjës. Bale humbi ndeshjen me Valencian për shkak të një infeksioni, por Real fitoi pa probleme me rezultatin 3-1. Sipas burimeve, me shumë mundësi sulmuesi do të humbasë dhe finalen e madhe të së dielës.

Burimi: BBC Sport

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

More in Futboll