Connect with us

Futboll

Superkupa e Spanjës, Derbi madrilen në finale

superkupa

Këtë mesjavë janë luajtur ndeshjet gjysëmfinale tek Superkupa e Spanjës. Ndeshjet kanë dhuruar futboll të mirë, gola, spektakël dhe në fund kanë qenë skuadrat madrilène që kanë arritur të mposhtin kundërshtarët respektivë duke u kualifikuar kështu në finalen e së dielës.

Valencia vs Real Madrid

Fillimisht ka qenë Real Madrid i Zidane që ka siguruar vendin në finale me një fitore bindëse përballë Valencia. Trajneri francez surprizoi disi me vendosjen e skuadrës në fushë, ku për shkak të mungesave të shumta në repartin e sulmit zgjodhi të rreshtojë 5 mesfushorë në formacion. Kross, Casemiro, Valverde, Modric dhe Isco ishin të gjithë në fushë nga minuta e parë, një vendim eksperimental i Zidane, por që rezultoi mjaft pozitiv.

Real Madrid jo vetëm arriti të fitonte, por dominoi lojën thuajse në cdo aspekt. Mesfusha e ngarkuar u dha mundësinë madrilenëve të qarkullonin topin me shumë efikasitet dhe gjithashtu të arrinin të thyenin shpejt aksionet e kundërshtarit duke rifituar kështu kontrollin e topit. 

Fillimisht ishte Kroos që me një gol fantastik nga një godtje këndi i dha avantazhin skuadrës së tij. Në fundin e pjesës së parë Isco dyfishoi ndërsa në të dytën do të ishte Modric që do të shuante shpresat e Valencia duke e cuar rezultatin në 3-0.

Pak përpara përfundimit të ndeshjes, Valencia do të realizonte me anë të një penalltie, por ky gol do të vlente vetëm për statistikë.

Barcelona vs Atletico Madrid

Nëse gjysëmfinalja e parë qe krejtësisht e njëanshme , ajo e luajtur mes Barcelona dhe Atletico Madrid do të ishte totalisht e kundërta. Për sa i përket mbajtjes së topit, katalanasit e kishin atë në zotërim për thuajse trecerekun e lojës, por Atletico shfrytëzoi mirë problemet defensive të tyre. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, por e dyta do të rezultonte një spektakël i vërtetë.

Në nisjen e pjesës së dytë Koke i dha avantazhin Atletico Madrid, por gëzimi i tyre do të zgjaste pak. Fillimisht Messi dhe më pas Griezman do të shënonin  duke përmbysur rezultatin në favor të katalansve. Pas kësaj pritej që Barcelona  ta administronte pjesën e mbetur të takimit dhe të ruante rezultatin 2-1. 

Megjithatë djemtë e Simeone reaguan dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen në 10 minutat e fundit të takimit. Morata barazoi nga pika e bardhë në minuttën 81 dhe 5 minuta më vonë Correa shënoi golin e fitores, duke dërguar skuadrën e tij në finale.

Finalja – Superkupa e Spanjës

Real Madrid dhe Atletico Madrid do të përballen për trofeun e Superkupës ditën e dielë në orën 19:00. Një ndeshje që pritet të jetë si gjithmonë shumë e luftuar, mes dy skuadrave me një rivalitet jashtëzakonisht të madh me njëra-tjetrën.

Për Zidane fitorja e këtij trofeu do të ishte një konfirmim i punës së mirë që është bërë deri tani dhe ndoshta një rikthim i statusit prej fituesi tek Real Madrid pas sezonit zhgënjyes vitin e shkuar.

Ndërsa Atletico Madrid kërkon të lërë pas startin e lëkundur të sezonit dhe ku ka mënyrë më të mirë për ta bërë këtë gjë sesa duke fituar një trofe pasi ke mposhtur Real Madrid dhe Barcelona.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll