Connect with us

Futboll

Rikthimi i Toni Kroos

toni kroos

Toni Kroos vihet në pikëpyetje…!!!

Sezoni 2018/19 ishte zhgënjyes për Real Madrid dhe kjo solli që pozitat e disa prej titullarëve të viheshin në pikëpyetje. Njëri prej tyre ishte edhe gjermani Toni Kroos i cili pas fitimit të 3 Champions League rradhazi me madrilenët përjetoi një rënie forme të konsiderueshme sezonin e shkuar dhe kaq mjaftoi që shumë fansa të krijonin pakënaqësi dhe dyshime në lidhje më të. 

Shumë emra qarkulluan në merkaton e verës si kandidatë për mesfushën madrilene. Pogba, Eriksen, Ndombele dhe disa futbollistë të tjerë u raportuan si subjekte të interesit të Los Blancos, por realiteti rezultoi i ndryshëm.

Një prej vendimeve të para të Real Madrid në prag të sezonit të ri ishte rinovimi me Toni Kroos dhe me rikthimin e Zidane në stol, vendi i tij në formacion ishte i sigurt. Ky vendim i madrilenëve ka rezultuar deri tani një bast i fituar. Paraqitjet e gjermanit janë rikthyer në nivelin e lartë jo vetëm për klubin, por edhe për kombëtaren e tij.

Mbrëmjen e së shtunës Kroos shënoi 2 gola në fitoren 4-0 të kombëtares gjermane, rezultat ky që i kualifikoi ata për Euro 2020. Ky kompeticion është i vetmi që mesfushori i Real Madrid nuk ka arritur ende të fitojë në karrierën e tij, gjë që do të tentojë ta bëjë verën e ardhshme.

“Ai është një futbollist jashtzakonisht i rëndësishëm dhe një model për lojtarët e tjerë,”- janë fjalët me të cilat e ka përshkruar trajneri gjerman, Joachim Low, mesfushorin e tij.

Kroos ka qenë një prej mesfushorëve më të mirë të kësaj dekade. Shpeshherë është  nënvlerësuar prej fansave të futbollit për shkak të mungesës së golave dhe spektaklit, por saktësia prej 93% e pasimeve flet vetë për aftësitë e tij.

Në një epokë ku qarkullimi dhe mbajtja e topit janë objektiv i thuajse cdo skuadre të madhe, Toni Kroos është mishërimi i  mesfushorit modern. Ishte thjesht cështje kohe që të rikthehej në më të mirën e tij.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

2 Comments

2 Comments

  1. Pingback: Joshua Zirkzee, surpriza e fundvitit tek Bayern - Portali Sportiv

  2. Pingback: Superkupa e Spanjës, Derbi madrilen në finale - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published.

More in Futboll