Connect with us

Futboll

Ronaldo hedh dritë mbi situatën tek Juventus

Ronaldo

Sulmuesi portugez , Ronaldo, shkaktoi shumë polemika në media pas zëvendësimit ndaj Milan, por tani ai ka insistuar se nuk ka probleme trajnerin Sarri dhe se cështja është ekzagjeruar së tepërmi.

Ronaldo u zëvendësua dy herë rradhazi në ndeshjet ndaj Lokomotiv Mskow dhe Milan dhe në këtë të fundit pakënaqësia e tij ishte e qartë, madje u përfol se ishte larguar nga stadiumi para se ndeshja të mbyllej. Në një intervistë pas ndeshjes trajneri i Juventus refuzoi ta kritikonte lojtarin e tij dhe insistoi se ky i fundit kishte pasur një problem me gjurin, por gjithsesi kishte luajtur dhe ai e vlerësonte për këtë.

Megjithatë kjo nuk i pengoi mediat të spekulonin se ky mund të ishte thjesht një justifikim dhe se tek Juventus kishte një cështje Ronaldo-Sarri, por sulmuesi i Juventus u ka dhënë fund këtyre zërave duke konfirmuar problemet e tij fizike.

“Gjatë 3 javëve të fundit, kam qenë i limituar,”- u shpreh Ronaldo pas fitores ndaj Luxembourg. “

“Nuk më pëlqen të zëvendësohem, por kam luajtur i limituar gjatë 3 javëve të fundit për të ndihmuar Juventus.”

“Ende nuk jam në 100%, por kur bëhet fjalë për të sakrifikuar për klubin dhe skuadrën e bëj me krenari sepse e di që cdo ndeshje është e rëndësishme.”

“Tek Juventus, Inter po na vendos shumë nën presion. Jemi 2 pikë para, por nuk mund ta rrëzojmë ritmin pasi nëse barazojmë apo humbim, ata kalojnë para ndaj dhe e sakrifikova veten.”

“ Nuk kam pasur asnjëherë dëmtime të rënda. Luaj 50 apo 60 ndeshje në vit, por në një moment të caktuar mund të dalë ndonjë problem i papritur dhe momentalisht dhimbja po më pengon të jem në 100%”

“ Kjo cështje ka krijuar shumë kontroversitet, por në realitet s’ka qenë aspak e rëndësishme.”

“Ne fituam, Juventus është në vend të parë, Portugalia u kualifikua dhe unë do të jem në 100% sa më shpejt të jetë e mundur,”- ka përfunduar deklaratën e tij Ronaldo.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll