Connect with us

Champions League

Champions League, një analizë e pretendentëve

champions league

Pas një mungesa thuajse 3-javore kompeticioni më i madh europian ( Champions League ) do të rikthehet javen e ardhshme. Deri tani janë luajtur 4 ndeshjet e para dhe është ende herët për të bërë parashikime , megjithatë forma dhe loja e skuadrave në këtë periudhë në europë dhe kampionatet respektive mund të sherbejë si bazë për të bërë një kategorizim të skuadrave sipas shanseve që ato kanë për të triumfuar.

  1. LIVERPOOL, MAN. CITY, JUVENTUS, BARCELONA

Në këtë kategori janë ekipet me shanset më të mëdha për tu shpallur kampionë të europës. Megjithatë edhe brenda këtij grupimi mund të bëjmë një nënndarje. Anglezet duket se janë rikthyer në pozitën e pretendenteve në Champions League ku City dhe Liverpool janë skuadrat më në formë që prej nisjes së sezonit të shkuar. Organikat e shkëlqyera dhe dy filozofë të futbollist modern në stolet respektive i kanë ngritur këto skuadra në një tjetër nivel dhe pritet që ketë sezon të rivalizojnë edhe në arenën europiane ashtu si në Premier League.

Juventus dhe Barcelona janë një cështje tjetër. Skuadrat kryesojnë në Serie A dhe La Liga dhe mbajnë vendin e pparë në grupet e tyre edhe në Europë. Megjithatë forma e tyre ska qenë plotësisht bindëse. Juventus nuk është përshatur ende nën regjimin e Sarri ndërsa Barcelona vuan ende problemet e viteve te fundit dhe ndoshta duhet të ishin një kategori më poshtë në këtë klasifikim, por prania e Ronaldo dhe Messi është arsye e mjaftieshme per ti ngjitur këto skuadra një shkallë më lart në cdo klasifilim pretendentësh.

  1. REAL MADRID, PSG

Këto skuadra shihen si pretendente dytësore, por arsyet e përfshirjes në këyë kategori janë të  ndryshme për secilën. PSG kanë fituar cdo ndeshje të Champions League deri tani dhe janë kryesues absolut edhe në Ligue 1. Megjithatë cdo sezon duket si një deja-vu për parizienët. Skuadër e mbushur me yje, miliona të shpenzuara cdo verë , por në këtë kompeticion ende nuk kanë arritur të bindin duke u eleminuar shpesh në mënyrë surprizë para fazës së gjysëmfinaleve, një motiv që të shtyn të mendosh për peshën që ka fanella e një klubi në kompeticionet madhore.

Real Madrid është totalisht e kundërta dhe ndodhen në këtë grupim për hir të historisë në këtë kompeticion dhe shndërrimit që pësojnë nën himnin e Champions League. Sezoni i shkuar ishte zhgënjyes dhe momentalisht duken ende një skuadër në përpunim e sipër, por 13-herë kampionët smundesh ti nënvlerësosh në europë.

  1. BAYERN MUNICH, TOTTENHAM, ATLETICO MADRID

Kjo kategori përfshin skuadrat që kanë shanse për të ngritur trofeun, por kanë më pak shanse se ato të sipërpërmendura. Bayern si rrallëherë nuk ndodhet në krye të Bundesliga dhe ka shkarkuar tajnerin Kovac. Tottenham ishin finalistë sezonin e shkuar dhe cilësia e tyre nuk diskutohet, por aktualisht janë në  formën më të dobët në vitet t fundit. Kurse Atletico ka bërë mirë në europë këtë dekadë, por këtë sezon loja karakteristike e Simeone duket se po aplikohet jo në nivelin e zakonshëm dhe skuadra ka qenë disi e turbullt deri tani.

Finalja e 30 majit është ende shumë larg dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë në vijim, por ekipet e tjera do të kenë nevojë për një marsh më shumë për të rivalizuar me gjigantët anglezë, dhe skuadrat e Ronaldo dhe Messi.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Champions League