Connect with us

Futboll

Manchester United synon Sancho dhe Haaland

united

Sezoni i Manchester United deri tani duket thjesht si një vazhdim i të shkuarit. Skuadra ende nuk po vjen formën e duhur dhe organika duket jo e plotë për të përballuar një sezon të ngjeshur. Kjo vlen vecanërisht për repartin e sulmit ku Martial, Rashford, James dhe Lingard janë të vetmet opsione të profilit të lartë dhe gjithsesi disa prej tyre po vuajnë për të gjetur rrugën e rrjetës.

Në këto kushte duket se gjigantët e Premier League do të duhet të jenë aktiv në merkaton e dimrit. Emrat si Rice dhe Mandzukic kanë qarkulluar prej kohësh si objektiva të Red Devils, megjithatë raportimet e fundit flasin për investime më madhore të tyre për te përmirësuar skuadrën. Nëse këto zëra janë të vërtetë atëherë lojtarët e sipërpërmendur do të mbeten një plan B dhe fokusi i drejtuesve të Manchester United do të jenë dy talente që janë duke shkëlqyer momentalisht, Jadon Sancho dhe Erling Braut Haaland.

Për sa i përket Sancho, United beson se mund ta sigurojë në merkaton e Janarit duke shfrytëzuar problemet që ai ka pasur së fundmi me klubin e Dortmund. Sancho u la jashtë skuadrës dhe u gjobit pasi u kthye me vonesë nga kombëtarja në muajin tetor dhe në përballjen me Bayern u zëvendësua pas 36 minutash. Një tjetër arsye që ky tranferim do të tentohet në janar është vështirësia që klubi do të ketë për të bindur futbollistët e këtij kalibri në verë nëse nuk kualifikohen për Champions League.

Ky argument vlen edhe për talentin e Salzburg, Haaland i cili u bë i njohur në arenën ndërkombëtare pikërisht në këtë kompeticion. Vetëm 19-vjecar ai shihet si një futbollist me potencialin për tu bërë ndër sulmuesit më të mirë në europë. Ky transferim mund të rezultojë në një simbiozë perfekte per të dyja palët ku Manchester United mund ti ofrojë futbollistit vendin e titullarit pavarësisht moshës së re ndërsa ai do të sjellë golat për të cilët skuadra është duke vuajtur aktualisht.

Të dyja këto transferime duken mjaft të vështira, megjithatë Manchester United e ka potencialin financiar për ti realizuar. Nëse ja del do të sillte një frymë të re në skuader dhe ndoshta Premier League do të shihte rikthimin në nivel të lartë të një prej klubeve legjendare të futbollist anglez.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

3 Comments

3 Comments

  1. Pingback: Juventus dhe PSG, shkëmbim mesfushorësh në Janar - Portali Sportiv

  2. Pingback: Merkatoja e Janarit, ja transferimet e mundshme - Portali Sportiv

  3. Pingback: Merkatoja e Janarit, ja transferimet e mundshme - ShqipMedia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll