Connect with us

Futboll

Serie A – Milan kontakton me agjentin e Ibrahimovic

serie a

Forma e dobët e Milan këtë sezon të Serie A e tregon qartë nevojën për ndryshime. E nëse ndryshimi në stol ka ndodhur me shkarkimin e Giampaolo dhe ardhjen e Pioli, mbeten ende për tu bërë përforcimet e organikës së skuadrës që mund të jenë edhe më të nevojshme.

Një skuadre me moshë mesatare të re dhe që po vuan në lojë dhe rezultate mund ti rekomandohet si kurë nënshkrimi i një lideri me eksperiencë që të ndihmojë në përmbysjen e situatës. Në rastin e Milan futbollisti i përshkruar më sipër mund të rezultojë një njohje e vjetër, suedezi Zlatan Ibrahimovic.

Zlatan konfirmoi gjatë kohëve të fundit se nuk do të rinovojë me LA Galaxy në kampionatin amerikan të futbollit dhë në vijim lajmet për një rikthim të tij në Serie A kanë qenë të shumta ku alternativat e përmendura kanë qenë Inter, Milan apo edhe Bologna. Sipas raportimeve të fundit përfaqësues të Milan janë takuar me agjentin e suedezit, Mino Raiola për të diskutuar mundësinë e transferimit të klientit të tij tek kuqezinjtë.

Për momentin tratativa është ende në fazat fillestare të saj, por mediat italiane kanë hedhur hipotezën se Milan është duke planifikuar ti ofrojë Ibrahimovic një kontratë 6 mujore deri në fund të sezonit me opsion rinovimi.

Mosha 38-vjecare dhe kostot e pagës së tij janë arsye për të hezituar, por në këtë moment Milan ka nevojë për rezultate dhe karakter dhe tek Zlatan Ibrahimovic golat dhe ambicia nuk mungojnë kurrë.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll